• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministri Kovaçevski në Forumin e Sigurisë të Globsek 2023 në Bratisllavë

Kryeministri Kovaçevski në Forumin e Sigurisë të Globsek 2023 në Bratisllavë

Shkup, 30 maj 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot dhe nesër do të merr pjesë në Forumin e Sigurisë Globale të Globsek 2023 në Bratisllavë.

Në Forum marrin pjesë shefa të shteteve dhe qeverive nga Evropa dhe bota, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare më të rëndësishme dhe me ndikim.

Kryeministri Kovaçevski do të mbajë fjalim në panelin me temë "Rrugë të hapura: Ballkani rikthehet në lojë". Në panel, fokus i diskutimeve do të jetë bashkëpunimi rajonal, integrimi i rajonit në BE dhe sfidat për Evropën nga lufta në Ukrainë.

Në kuadër të agjendës, kryeministri Kovaçevski do të ketë takim dypalësh me Presidentin francez Emanuel Makron, si dhe me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak.

Forumi i Sigurisë Globsek është etabluar si platforma më e spikatur në tërë rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL). Edicioni i 18-të i këtij viti i Forumit synon t'ia rikujtojë botës se ky rajon nuk ka qenë kurrë më vendimtar në sigurimin e stabilitetit global.

Në fokus të diskutimeve në Forum, pjesëmarrësit do të fokusohen në tre tema edhe atë: mbështetja e mëtejshme për Ukrainën, rezistenca e Evropës ndaj luftës, si dhe zbutja e pasojave globale nga konflikti duke përforcuar lidhjet ekonomike dhe energjetike.

Në margjinat e Forumit, Kovaçevski do të realizojë takime dhe biseda dypalëshe me pjesëmarrësit e Forumit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR