• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeministri Kovaçevski merr pjesë në Forumin e 6-të të Paqes në Paris

Kryeministri Kovaçevski merr pjesë në Forumin e 6-të të Paqes në Paris

Shkup, 10 nëntor 2023 (MIA)  -  Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, sot, së bashku me disa shefa të shteteve dhe qeverive, liderë të organizatave ndërkombëtare, persona me ndikim nga biznesi ndërkombëtar, organizata të shoqërisë civile, komuniteti akademik, do të marrë pjesë  në hapjen Forumit të 6-të  të Paqes në Paris, informojnë nga pres shërbimi qeveritar.

Qëllimi kryesor i Forumit është që ta inkurajojë bashkëpunimin dhe kërkimin për zgjidhje për sfidat me të cilat përballet bota.

 Në Forumin e Paqes në Paris, kryeministri Kovaçevski do të mbajë fjalim në temën "Adresimi i pabarazive dhe implementim të përshpejtuar të qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm". 

 Në kuadër  të vizitës së punës në Paris, është paraparë që  Kovaçevski të ketë takime dypalëshe me ndihmëssekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Xhejms O'Brajan.

 Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR