• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeministri Kovaçevski e vizitoi kompaninë e Shtipit “Aktiva”

Kryeministri Kovaçevski e vizitoi kompaninë e Shtipit “Aktiva”
Shtip, 26 nëntor 2022 (MIA) – Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski e vizitoi “Aktivën”, kompani me kapital vendor e cila dy dekada është etabluar në industri të përpunimit të metaleve, ndërsa nga viti 2014 hyn edhe në segmentin e industrisë automobilistike. Kompania është shfrytëzuese e masës nga Ligji për mbështetje financiare të investimeve për projekt investues pesëvjeçar të filluar në vitin 2018, me vlerë pesë milionë euro dhe kanë 580 të punësuar. "Mbështetja e kompanive në realizimin e projekteve të reja investuese dhe në forcimin e konkurrencës së tyre është angazhimi ynë, sepse në këtë mënyrë forcohet rritja dhe zhvillimi ekonomik i vendit, rritet PBB-ja dhe në fund ngrihet standardi i jetesës së qytetarëve. Këtë vit janë nënshkruar 277 kontrata të reja mbështetëse me kompani që hyjnë në cikle investimi prej rreth 145 milionë euro dhe do të krijojnë më shumë se 3700 vende pune në pesë vitet e ardhshme ose deri në përfundimin e kontratave të tyre. Vetëm në vitin 2021, këto 277 kompani investuan rreth 50 milionë euro dhe krijuan mbi 1500 vende të reja pune. Përmes këtij ligji, në pesë vitet e fundit, sa është zbatuar kjo masë, janë lidhur marrëveshje për mbështetje me 630 kompani," thotë Kovaçevski. Vuri në dukje se Qeveria krijon mjedis të volitshëm afarist dhe mbështet investitorët e huaj dhe vendorë. "Për ne të gjithë janë të rëndësishëm, kushdo që investon, që krijon vlera të reja ekonomike dhe vende pune. Qëllimi është që së bashku ta kalojmë këtë krizë, të krijojmë vende pune më të paguara dhe që kompanitë të investojnë, të modernizohen, të jenë produktive dhe konkurrues në tregjet evropiane", tha Kovaçevski. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR