• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kryeministri Kovaçevski do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni

Kryeministri Kovaçevski do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni

Bled, 27 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot dhe nesër do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, i cili këtë vit ka temën "Solidariteti për sigurinë globale".

Në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, kryeministri Kovaçevski do të marrë pjesë në një darkë pune me ftesë dhe organizim të kryeministrit të Republikës së Sllovenisë, Robert Golob.

Kovaçevski, në Forumin Strategjik të Bledit, është edhe një nga folësit në panelin udhëheqës që do të mbahet nesër menjëherë pas hapjes së Forumit. Në panel do të marrin pjesë kryetari i Këshillit Evropian Sharll Mishell, dhe kryeministrat e Sllovenisë, Robert Golob, Shqipërisë, Edi Rama, Kroacisë, Andrej Plenkoviç, Bullgarisë, Nikolaj Denkov, Kosovës, Albin Kurti, Serbisë, Ana Bërnabiq dhe Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës Borjana Kristo.

Në kuadër të pjesëmarrjes së sivjetme në Forumin Strategjik të Bledit, kryeministri Kovaçevski do të zhvillojë disa takime bilaterale, duke përfshirë edhe përfaqësuesit specialë për Ballkanin Perëndimor, Bashkimin Evropian Miroslav Lajçak dhe Mbretërinë e Bashkuar Sir Stjuart Piç.

Në kuadër të vizitës së punës në Slloveni, kryetari i Qeverisë do të ketë takim edhe me përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve të diasporës nga Maqedonia e Veriut. ls/
 

QËNDRONI TË LIDHUR