Kryeministri konsideron se me sistem të ndryshuar të ngrohjes së shtëpive mund të ketë emetim të zvogëluar të grimcave të dëmshme
- Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se mënyra e vetme për t'u ulur emetimi i grimcave të dëmshme është që prej nëntorit e deri në mars të ndryshohet sistemi i ngrohjes së shtëpive. Ai tha se po punohet në këtë drejtim, por se nevojitet kohë.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:40, 7 janar, 2025
Shkup, 7 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se mënyra e vetme për t'u ulur emetimi i grimcave të dëmshme është që prej nëntorit e deri në mars të ndryshohet sistemi i ngrohjes së shtëpive. Ai tha se po punohet në këtë drejtim, por se nevojitet kohë.
Që të ndodhë kjo, sipas kryeministrit, nevojitet ndërtimi i centraleve të gazit.
"Po punojmë që të ndërtohen centrale të gazit. Një prej 15 investuesve është i tillë, i interesuar të ndërtojë centrale të tilla të gazit. Por, për atë do të nevojitet kohë, së paku dy deri tre vite që tërë ajo të funksionojë. Që rë ndërtohen përçues ngrohës ndoshta më shumë, ndohsta pesë dhe gjashtë vite", tha Mickoski.
Shprehi keqardhje që deri më tani nuk është bërë asgjë në atë drejtim.
Gjatë ditëve të kaluara kryeqyteti ishte në mesin e qyteteve më të ndotura në Evropë dhe botë. ab/
Fotо: МIА arkivi
Video: МIА