• e diel, 24 nëntor 2024

Kryeministri konfirmoi paketën e masave antikrizë për kategoritë më të cenueshme, paralajmëroi masa rigoroze për rritjen e çmimeve me pakicë

Kryeministri konfirmoi paketën e masave antikrizë për kategoritë më të cenueshme, paralajmëroi masa rigoroze për rritjen e çmimeve me pakicë

Shkup, 13 shtator 2023 (MIA) - Kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, para se gjithash pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale të garantuar, të rinjtë, pra studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme do të marrin ndihmë shtetërore me rishpërndarjen e Buxhetit i cili është dorëzuar në Kuvend, informoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke paralajmëruar masa rigoroze për rritjen e çmimeve  të shitjes me pakicë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas inspektimit të punimeve për ndërtimin e pishinës së mbyllur në Komunën e Karposhit ai i konfirmoi njoftimet e ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi se tashmë janë ndarë mjete financiare për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

"Mendoj se paketa financiare antikrizë duhet të jetë e gjerë për të përfshirë më shumë qytetarë që kanë nevojë për mjete financiare shtesë gjatë muajve të dimrit. Duke pasur parasysh se është kategori e qytetarëve që nuk mund të realizojnë të ardhura shtesë", tha Kovaçevski.

Премиерот Димитар Ковачачевски денеска повтори дека измените во Крвичниот законик, за кој имаше забелешки во јавноста дека се донесени експресно и без претходна јавна дебата, се усвоени со це

Ai informoi se dje me ministrat e ekonomisë dhe të financave biseduan për lëvizjen e çmimeve të shitjes me pakicë dhe se kanë vërejtur rritjen e tyre joreale.

"Ajo që kemi parë nga analizat statistikore të ekspertëve në Ministrinë e Ekonomisë, por edhe nga ekspertë të jashtëm, është një rritje e çmimeve dhe e fitimeve në shitjet me pakicë. Sipas atyre analizave, Qeveria do të propozojë masa rigoroze dhe nuk do të ketë falje. Mospajtime sigurisht që do të ketë, por nuk do të lejojmë askënd të rrisë fitimet në masë absolute në kurriz të qytetarëve, të cilët duhet të sigurojnë bukën e gojës në kohë krize", theksoi kryeministri.

Ai theksoi se një opsion është edhe ngrirja e çmimeve, duke theksuar se masat do të jenë rigoroze. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR