• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në inaugurimin e rrugës “Adem Demaçi” në komunën e Çairit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në inaugurimin e rrugës “Adem Demaçi”  në komunën e Çairit

Shkup, 11 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po qëndron për vizitë jozyrtare në vend, sot ka marrë pjesë në riemërtimin e rrugës “Brigada e dytë maqedonase" në “Adem Demaçi” në komunën e Çairit.

Në fjalimin e tij, Kurti tha se para dy javësh është shënuar pesëvjetori i vdekjes së Demaçit dhe vlerësoi se është e një rëndësie të veçantë që Demaçi të ketë rrugën e tij në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, si dhe kryetarët e Lëvizjes “Besa” Bilall Kasami, ai i Alternativës Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti i cili ka paralajmëruar formimin e një Lëvizje të re politike në bllokun shqiptar.

Pasdite, Kurti është për vizitë në Tetovë. Sipas agjendës ai sot do të takohet me partitë opozitare shqiptare, por nuk janë paralajmëruar takime me kreun shtetërorë apo partitë qeveritare nga blloku shqiptar.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR