• e premte, 27 dhjetor 2024

Kryeministri boshnjak Novaliq dhe biznesmeni Stankoviq në listën e zezë të SHBA-së

Kryeministri boshnjak Novaliq dhe biznesmeni Stankoviq në listën e zezë të SHBA-së
Banja Llukë, 3 tetor 2022 (MIA) - Ministria e Financave e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosi sanksione ndaj kryeministrit të Federatës së Bosnja e Hercegovinës, Fadil Novaliq, për cenim të proceseve demokratike, njoftoi sot Ambasada Amerikane në Bosnja e Hercegovinë. Biznesmeni i Banja Llukës Sllobodan Stankoviq dhe kompania e tij "Integral Inzhenering" nga Laktash u vendosën gjithashtu në "listën e zezë" amerikane për shkak të lidhjes së tyre me liderin e Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), Millorad Dodik, i cili më parë ishte në listën e zezë. "Në javën para zgjedhjeve të vitit 2018, Novaliq përdori informacionin për pensionistët e marrë përmes pozicionit të tij zyrtar për të dërguar letra ku renditeshin arritjet e tij dhe premtonte rritjen e pensioneve në  vend ku çështja e pensioneve ka një rëndësi të madhe politike", citohet  në faqen e internetit të Ministrisë së Financave të SHBA-së. Shtohet se ai është vendosur në "listën e zezë" për shkak të pjesëmarrjes direkte dhe indirekte në veprime apo politika që cenojnë proceset apo institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të mbajtur përgjegjës ata që minojnë proceset demokratike në Bosnja e Hercegovinë ose mbështesin aktivitetet destabilizuese," njoftoi Ambasada e SHBA në Bosnja e Hercegovinë në llogarinë e saj në Tuiter. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR