• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KRRE nesër pritet ta kumtojë çmimin e rrymës që do të vlejë nga janari

KRRE nesër pritet ta kumtojë çmimin e rrymës që do të vlejë nga janari

Shkup, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Komisioni rregullator për energjetikë nesër në konferencë për shtyp do t'i kumtojë vendimet lidhur me çmimin e sistemit përçues dhe distributiv për energjinë elektrike (MEPSO, Elektro-distribuimi, MEMO).

SHA EMV në tenderin e fundit të EVN HOUM ofroi çmim prej 62 eurove për megavat orë që është për dy euro më i lartë se çmimi i deritanishëm që SHA EMV ia shiste furnizuesit universal. Ky çmim ka ndikim më të madh ndaj çmimit të rrymës të cilën qytetarët do t apaguajnë nga 1 janari.

Kryeminsitri Hristian Mickoski disa herë deri më tani në deklarata për mediumet tha se nuk pret ndryshime të mëdha në çmimin e rrymës, ndërsa nëse vjen deri te diçka e tillë atëherë sipas tij, rritja do të duhej të jetë minimale prej një deri tre për qind. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR