• e shtunë, 23 nëntor 2024

KRRE: Këtë vit janë lëshuar licenca të reja për nevojat e energjisë elektrike

KRRE: Këtë vit janë lëshuar licenca të reja për nevojat e energjisë elektrike

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Komisioni Rregullator i Energjetisë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim me Mbeturinat Komunale (KRRE) informon se nga janari i vitit 2022 deri më 30 shtator të vitit 2023, ka lëshuar licenca për gjithsej 686 centrale me një kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej afro 503 MW, që është kapacitet i mjaftueshëm që të plotësohen nevojat për energji elektrike të familjeve nga 18 qytete të vendit.

"Centralet e reja nga burimet e rinovueshme që u ndërtuan për 21 muaj mund të furnizojnë mbi 160 mijë familje me një konsum mesatar prej 18 qytetesh edhe atë Ohër, Tetovë, Kratovë, Krushevë, Kriva Pallankë, Sveti Nikollë, Resnjë, Dojran, Dibër, Vinicë, Strugë, Negotinë, Gjevgjeli, Veles, Gostivar, Kavadar, Dellçevë dhe Makedonska Kamenicë. Dielli më në fund është shtylla e pavarësisë së re energjetike të Maqedonisë, e cila deri më tani mbështetej në qymyr. Këto shifra dhe megavat të reja janë konfirmim se tranzicioni i energjisë është një realitet. Përveç kësaj, për të balancuar sistemin, ndërtimi i kapacitetit të shumëpritur HEC Çebren do të kontribuojë ndjeshëm në pamjen e përgjithshme - që do të përfaqësojë një lloj baterie", deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Në vitin 2022, KRRE-ja ka lëshuar 267 licenca me fuqi të instaluar 152.2 MW, ndërsa nga fillimi i vitit 2023 deri në fund të shtatorit janë blerë 419 FEC me licenca me kapacitet 350 MW. qa/ar/

Foto: KRRE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR