• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kroacia sot do ta marrë kryesimin me Strategjinë e BE-së për rajonin adriatiko-jonian

Kroacia sot do ta marrë kryesimin me Strategjinë e BE-së për rajonin adriatiko-jonian

Zagreb, 1 qershor 2023 (MIA) - Kroacia prej sot do te marrë kryesimin me Strategjinë e BE-së për rajonin adriatiko-jonian (EUSAIR), kornizë politike me 10 vende-anëtare, e cila për herë të parë që nga themelimi i saj në vitin 2014 do të trajtojë çështjet sociale ndërkufitare.

Kroacia, e cila u braktis nga 400 mijë banorë pas hyrjes në BE dhjetë vjet më parë, e nisi këtë temë me vendet me të njëjtin fat demografik.

Javën e kaluar, në Sarajevë u mbajt një forum ministror mbi Strategjinë e BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit. Është një kornizë politike në të cilën Komisioni Evropian luan një rol këshillues dhe në të marrin pjesë katër anëtarë të Bashkimit Evropian (Kroacia, Sllovenia, Italia dhe Greqia) dhe BeH, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe San Marino.

Vendet me një sipërfaqe prej 70 milionë banorësh bashkëpunojnë aktualisht në katër fusha: "Rritja blu" (e lidhur me detin), "Lidhja e rajonit" (ndërtimi i autostradave, gazsjellësve dhe rrugëve), "Cilësia e mjedisit jetësor" dhe " Turizmi i qëndrueshëm”.

Në të ardhmen duhet të bashkëpunojnë edhe në fushën e mbrojtjes sociale, që ishte propozim i Kroacisë që u pranua nga vendet e tjera.

Vendet disponojnë me 10 milionë euro nga programi i BE-së, IPA ADRION, për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2026, ndaj një pjesë e këtyre parave duhet të përdoren për rikualifikimin e punëtorëve, përfshirjen e të moshuarve në tregun e punës, integrimin e të rinjë në tregun e punës dhe forma të tjera trajnimi dhe shkëmbimi ndërkufitar të përvojave.

Ministri kroat i Punës dhe Politikës Sociale, Marin Piletiq, thotë se Kroacia tashmë ka mjetet e veta për të luftuar papunësinë, siç është programi "Deshiro - Program për punësimin e grave", përmes të cilit gratë e papuna përfshihen në tregun e punës në një mënyrë që u paguhet për vizitë dhe përkujdesje për të moshuarit në shtëpitë e tyre.

Italia, e cila gjithashtu po përballet me një deficit demografik dhe një fluks migrantësh joevropianë, mbështet mbrojtjen sociale si shtyllën e pestë të kësaj kornize politike.

Rosella Ruska, përgjegjëse për fondet e BE-së në qeverinë italiane, beson se vendet kandidate për anëtarësim në BE do të marrin mjetet që ekzistojnë në BE dhe të gjitha vendet do të harmonizojnë metodologjinë e punës në çështjet sociale dhe do të shkëmbejnë informacione.

Zhill Kitel, përgjegjës në Komisionin Evropian për zbatimin e strategjisë Adriatiko-Joniane, qëllimi politik i të cilit është afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me anëtarësimin në BE, thotë se “një sfidë e madhe për këto vende është "ikja e trurit” dhe papunësia e të rinjve.

“Për këtë arsye sigurimet shoqërore janë të rëndësishme, si shtylla e pestë e strategjisë sonë. Qëllimi është që njerëzit të qëndrojnë në këtë rajon, të përmirësohen kushtet e punësimit”, shton Kitel. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR