• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kristof Le Rigoler: Ngjarjet nga Fronti Maqedonas njihen relativisht pak në Evropën Perëndimore dhe shpesh nënvlerësohen

Kristof Le Rigoler: Ngjarjet nga Fronti Maqedonas njihen relativisht pak në Evropën Perëndimore dhe shpesh nënvlerësohen

Manastir, 14 nëntor 2024 (MIA) – Ngjarjet nga Fronti Maqedonas njihen relativisht pak në Evropën Perëndimore dhe shpesh nënvlerësohen, theksoi ambasadori francez Kristof Le Rigoler, në komemoracionin e sotëm në Varrezat franceze në Manastir. 

Ambasadori Le Rigoler, duke u përkujtuar në Luftën e Parë Botërore dhe Ditës së Armëpushimit, theksoi se nuk duhet të harrohet as popullata civile, e cila siç tha vuajti sepse Manastiri u gjet në vijën e frontit. 

“Ne i nderojmë ata që vdiqën nga Fronti Maqedonas, pavarësisht nëse ishin francezë, gjermanë, bullgarë, serbë, grekë, anglezë, italianë apo rusë. Më shumë se 300.000 francezë luftuan dhe 65.000 u vranë për të hapur këtë front të dytë në Ballkan. Ngjarjet e Frontit Maqedonas njihen relativisht pak në Evropën Perëndimore dhe shpesh nënvlerësohen, megjithatë betejat dhe sëmundjet ndikuan në trupat e tyre, veçanërisht në mesin e atyre që erdhën nga territore të largëta, atëherë nën sovranitetin francez. Këtu kam parasysh ushtarët afrikanë dhe indokinë. Megjithatë, ky front luajti një rol të madh në përfundimin e Luftës së Parë Botërore. Beteja në Dobro Pole më 14 dhe 15 shtator 1918 ishte një pikë kthese vendimtare sepse lejoi armëpushim në këtë front i cili në vetvete përshpejtoi përfundimin e armiqësive në Frontin Perëndimor. Këto varreza në Manastir me 6.000 varre të kujton çmimin e paguar nga këta ushtarë pa dallim kombësie. Në këtë vend nuk duhet harruar popullata civile, popullatë e cila ka vuajtur shumë sepse Manastiri ishte në vijën e parë të frontit”, theksoi Le Rigoller.

Në komemoracionin në Manastir dy ambasadorët, ai francez Le Rigoler dhe ambasadorja gjermane Petra Dreksler theksuan se lufta u kthye në Evropë dhe për këtë është detyrimi i madh që të mos lejohet agresioni dhe dhuna të mbizotërojnë në kontinentin evropian. 

“Kujtojmë ushtarët e rënë të vdekur në luftërat botërore, si dhe viktimat e shumta civile që humbën jetën në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë përmes aksioneve ushtarake, pavarësisht nga kombësia e tyre. Në një kohë kur lufta është kthyer në Evropë dhe sulmet e dhunshme dhe konfliktet e armatosura vazhdojnë të tronditin botën, kujtesa jonë nuk do të thotë asgjë më shumë se një vështrim në të kaluarën. Kujtimi ynë do të thotë detyrë ndaj të vdekurve dhe përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm. Së bashku ne mund të gjejmë forcën dhe ta pranojmë këtë përgjegjësi, dhe parakusht për këtë është pajtimi për të cilin Franca dhe të tjerët i kanë dhënë dorën Gjermanisë. Duke marrë parasysh shkallën e vuajtjes që ende jehon në të tashmen këtu në Manastir, ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e pajtimit dhe përgjegjësinë që vjen prej tij. Ne nuk duhet dhe nuk do të dorëzohemi në përkushtimin tonë për një botë në të cilën sundon njerëzimi, toleranca dhe respekti”, theksoi ambasadorja gjermane Dreklser.

Lule në Varrezat franceze në Manastir me rastin e Ditës së Zisë Popullore dhe kujtimit të Armëpushimit nga 11 nëntori i vitit 1918, vendosën delegacione të kryesuara nga ambasadorë, konsuj, vetëqeverisja lokale dhe Kuvendi i Maqedonisë i prezantuar nga deputetët Pece Milevski dhe Bisera Kostadinovska Stojçevska. fc/

Fotografia: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR