• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kristerson: Suedia nuk do të ndalojë djegien e Kuranit

Kristerson: Suedia nuk do të ndalojë djegien e Kuranit

Stokholm, 26 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri suedez Ulf Kristerson deklaroi se vendi i tij nuk ka plane, sikurse Danimarka, të ndalojë djegien e Kuranit.

"Çdo vend, i cili është i ekspozuar ndaj kërcënimeve akute, zgjedh mënyrën e tij për t'u përballur me to. Unë kam shumë respekt për atë që Danimarka po bën tani, tha Kristersson, transmetuarn nga transmetuesi publik suedez SVT.

Ai shtoi se Qeveria e Suedisë nuk beson se duhet të ndjekë shembullin e Danimarkës.

"Ndryshimi do të kërkonte një ndryshim kushtetues, kështu që nuk është më i përshtatshmi për Suedinë", tha Kristerson.

Qeveria daneze njoftoi dje se planifikon të ndalojë djegien e Kuranit, pasi më shumë përdhosje të librit të shenjtë islamik në vend kanë shkaktuar zemërim në vendet myslimane. 

Me këtë maso do të "ndalohet trajtimi i papërshtatshëm i objekteve me rëndësi të rëndësishme fetare", kumtoi ministri i Drejtësisë, Piter Humelgard, në konferencë për shtyp, transmetoi Blumberg.

Sipas tij, qëllimi i ligjit të propozuar është veçanërisht i drejtuar në zjarrvënien dhe përdhosjen e vendeve publike.

Djegia e Kuranit në Danimarkë dhe Suedi këtë vit shkaktoi protesta në disa vende myslimane dhe të dyja vendet më pas rritën masat e sigurisë. ls/

Foto; Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR