• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kreu shtetëror me mesazhe për unitet në Ditën e pavarësisë

Kreu shtetëror me mesazhe për unitet në Ditën e pavarësisë

Shkup, 9 shtator 2023 (MIA) - Në ditën e shënimit të 32 vjetorit të pavarësisë, kreu i shtetit me pritshmëri pozitive për të ardhmen dhe thirrje për unitet të kombit në rrugën drejt një jete më të mirë për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. 

Kreu i shtetit Stevo Pendarovski në video-urimin me rastin e 8 Shtatorit tha se i kujton fjalët e presidentit të parë Kiro Gligorov, i cili saktësisht 32 vjet më parë tha: “Ju përgëzoj të gjithëve për Maqedoninë e lirë, sovrane dhe të pavarur.

Sipas Pendarovskit është koha përfundimtare të konfirmojmë se jemi të aftë edhe në praktikë, ndërsa jo vetëm me fjalë të ballafaqohemi me problemet serioze me të cilat përballemi në tunelin e gjatë të tranzicionit të cilin nuk do ta përfundojmë kurrë.Во овие турбулентни времиња, сакам да ве уверам дека безбедносната состојба во земјата е стабилна и дека во овој момент не постои никаква директна закана за безбедноста на Северна Македонија.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nga ana tjetër, theksoi se këtë 8 shtator, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e mirëpresim në një vend të avancuar, anëtar të NATO-s dhe një vend me perspektivë reale për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

"Nëse ndonjëherë  të ishte koha e duhur: të sigurojmë standardin e jetesës që dëshirojmë, cilësinë e jetës që meritojnë të rinjtë tanë, të jetojnë në një vend ku sundon e drejta funksionale, në një mjedis ekologjikisht të pastër, të gjelbër, një vend të pavarur nga energjia, me bujqësi konkurruese, me mundësi për të hyrë në tregun evropian prej gjysmë miliardë banorësh – kjo është sot. Integrimi në BE për ne në vend, do të thotë paga edhe më të larta, vende të reja pune dhe më shumë zgjedhje, kopshte, shkolla dhe spitale më moderne, mbështetje shumë më e madhe shtetërore për sipërmarrjet e vendit, akoma më shumë investime të huaja.Qytetarët sot duan të jetojnë në një vend kaq modern, i cili është pjesë e Bashkimit Evropian", theksoi Kovaçevski.

Претседателот на Собранието на Република Северна Македонија, Талат Џафери лично и од име на пратениците на припадниците на православната вероисповед, им го честита големиот христијански празн

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, duke uruar 32 vjetorin e pavarësisë, theksoi se është koha që të gjithë të jemi të përgjegjshëm, me një pamje të qartë dhe me vizion të qartë për të ardhmen, e cila nuk guxon të ketë drejtim tjetër përveç sundimit të ligjit, respektimin e të drejtave dhe obligimeve ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila është shtëpi e përbashkët e të gjithëve.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq ua ka uruar qytetarëve 8 Shtatorin - Ditën e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke porositur se sot është ditë solemne, shtetëformuese dhe historike për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, të cilët para 32 viteve me besim të fuqishëm zgjodhën rrugë për fillim të ri, për jetë më të mirë dhe për të ardhme më të mirë në një shtet të pavarur.

"Pas 32 viteve pavarësisl, theksoi Mariçiq, Maqedonia e Veriut gëzon prestigj të veçantë në botë dhe ka marrë besim që të jetë partner i dëshituar strategjik në vendet më të mëdha të botës perëndimore evropiane, demokratiketë civilizuara", thotë Mariçiq, duke përmendur se për gjeneratat e ardhshme është nder historik dhe përgjegjësi që ta mbrojë dhe zhvillojë shtetin.

Американскиот Сенат со големо мнозинство го потврди именувањето на Ентони Блинкен за шеф на американската дипломатија, шест дена по инаугурацијата на новиот претседател на САД, Џо Бајден.

Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken ka dërguar një mesazh urimi me rastin e Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në mesazhin e urimit, Blinkeni e thekson mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit, për prosperitetin dhe integrimin e vendit në BE dhe për promovimin e shtetit ligjor.

"Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj popullin e Maqedonisë së Veriut për kremtimin e 32 vjetorit të pavarësisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Maqedoninë e Veriut në zbatimin e reformave për integrim në Bashkimin Evropian dhe vendosjen e marrëdhënieve edhe më të forta me vendet fqinje evropiane.

Известувачот за Северна Македонија во Европскиот парламент, Илхан Ќучук, во интервју за МИА, говори за потребата од организирање фер и демократски избори што е можно побрзо, за државата да мо

Eurodeputeti i DPS-së/ "Rindërtoje Evropën" Ilhan Çuquk, i cili është raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut, në video-fjalim me rastin e 8 Shtatorit - Ditës së pavarësisë të Maqedonisë së Veriut tha se rruga e Maqedonisë së Veriut ndaj pavarësisë nuk ishte vetëm luftë për autonomi politike,  ishte një dëshmi për forcën e përhershme të unitetit.

"Dëshmuat se forca juaj qëndron në aftësinë tuaj për t'u bashkuar, t'i tejkaloni dallimet për të ndërtuar një vend të bashkuar. Dita e pavarësisë shërben si përkujtues se përparimi juaj si komb është udhëtimi i vazhdueshëm. Arritët shumë, por ka ende punë. Ndërtoni shoqëri e cila përparon në diversitet, e pranon gjithëpërfshirjen dhe i mbështet parimet e drejtësisë dhe barazisë për të gjithë", thotë Çuquk.

Aleanca e NATO-s dhe Komanda e përbashkët e forcave të armatosura të NATO-s në Brunsum me fotografi dhe video nga ushtarët e RMV-së në operacionet e përbashkëta e uron 8 Shtatorin - Ditën e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Ridërgoni tuitin që të bashkoheni në festimin e aleatit tonë Maqedonia e Veriut në Ditën e pavarësisë, është publikuar në profilin zyrtar të NATO-s në Tuiter", tani të kaluar X.

Komanda e përbashkët e forcave të armatosura të NATO-s në Brunsum, publikoi video nga aktivitetet e ushtarëve të RMV-së me mesazh "Gëzuar ditën e pavarësisë aleatit tonë, Maqedonia e Veriut! Shikojeni videon që të festojmë së bashku.

Urime me rastin e 8 shtatorit - Ditës së Pavarësisë përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dërguar edhe Ekipi Operativ i Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEKS). mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR