• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kredia banesore në shkurt me rritje vjetore prej 12,3 për qind, kredia konsumatore prej 6,3 për qind

Kredia banesore në shkurt me rritje vjetore prej 12,3 për qind, kredia konsumatore prej 6,3 për qind

Shkup, 21 mars 2023 (MIA) - Totali i depozitave në bazë vjetore në shkurt shënoi rritje prej 5,9 për qind, ndërsa gjithsej kreditë janë më të larta për 7,7 për qind.

Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se rritja e gjithsej depozitave vjen si pasojë e rritjes së depozitave të të dy sektorëve, e cila është më e theksuar tek amvisëritë, ndërsa rritje e kreditimit është e pranishme edhe në të dy sektorët, por me një kontribut pak më të madh të kredive për sektorin e korporatave.

Kreditë e amvisërive realizuan rritje mujore prej 0,3 për qind dhe rritje vjetore prej 7,2 për qind. Ndryshimi në të dyja bazat vjen si pasojë e rritjes së kreditimit në denarë dhe në valutë, me një kontribut më të madh të kredive në valutë të huaj.

 

E analizuar sipas qëllimit të kredisë të miratuar për personat fizikë, në shkurt 2023, kredia konsumatore dhe ajo për banesa, si kategoritë më të përfaqësuara, shënuan rritje mujore prej 0,4 për qind dhe 0,8 për qind, përkatërisht, me një rritje vjetore prej 6,3 për qind dhe 12,3 për qind. për qind. Këtë muaj kreditë për vetura kanë shënuar rënie mujore me 0.3 për qind, ndërsa në bazë vjetore kanë shënuar rritje prej 11,8 për qind.

Në muajin shkurt, te kreditë të miratuara me karta krediti dhe tepricat negative të llogarisë korrente është shënuar rënie mujore për 1,1 për qind dhe 1,3 për qind, ndërsa në bazë vjetore ishin më të larta përe 0,8 për qind dhe 0,4 për qind, përkatësisht.

Këtë muaj, kreditë e miratuara për baza të tjera shënuan rënie për 1,5 për qind dhe 16,3 për qind në bazë mujore dhe vjetore.

 Kreditë për sektorin e korporatave shënuan rënie për 0,2 për qind në shkurt, tërësisht si rezultat i rënies së kreditimit në denarë. Në krahasim me nivelin vjetor, kreditë për sektorin e korporatave shënuan rritje prej 8,2 për qind, që në kushtet e rritjes së kreditimit në denarë dhe në valutë, në masë të madhe vjen nga kreditë në valutë të huaj. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR