• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KQ i VMRO-DPMNE-së: Kohezion i fuqishëm i deputetëve tanë për mospranim të ndryshimeve kushtetuese nën diktat bullgar

KQ i VMRO-DPMNE-së: Kohezion i fuqishëm i deputetëve tanë për mospranim të ndryshimeve kushtetuese nën diktat bullgar

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - VMRO-DPMNE sonte në selinë partiake mban mbledhje të rregullt të Komitetit qendror në të cilën, siç informon partia, tema janë gjendjet aktuale politike dhe ekonomike.

"U riafirmuan qëndrimet të cilat u paraqitën në opinion gjatë ditëve të kaluara, e ato janë se VMRO-DPMNE e pamundësoi planin e pushtetit, të boshtit BDI - LSD dhe ish-funksionarë të opozitës të cilët vendosën të vihen në dispozicionin e tyre, përmes pazarllëqeve të pista për shkaqe që i dinë vetëm ata, e të cilat drejtpërdrejtë do të shkojnë në dëm të popullit maqeodnas. Plotësisht, u konfirmua kohezioni i fuqishëm të cilin e ka grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni, prej fillimit deri në fund të gjithë 44 deputetët, lidhur me mospranimin e ndryshimeve kushtetuese nën diktat bullgar. Njëherit, ra në ujë edhe teza të cilën pushteti e plasoi me vite tashmë në opinion se partinë e kryesojnë persona të tjerë, sepse llojllojshmëritë janë të dukshme sot", kumtoi VMRO-DPMNE.

Në kumtesë partia opozitare thekson se do të jetë "partner kryesor e qeverisë së ardhshme e cila do t'i sjellë ndryshimet të cilat janë të domosdoshme për Maqedoninë", ndërkaq më pas, siç thekson "do të pasojë përgjegjësi për të gjithë të cilët në sfera të ndryshme i shkaktuan dëm të madh Maqedonisë". ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR