• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KQ i LSDM-së i konstatoi kandidatët për qeverinë teknike

KQ i LSDM-së i konstatoi kandidatët për qeverinë teknike

Shkup, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli qendror i LSDM-së sot pasdite i konstatoi kandidatët për qeverinë teknike dhe e autorizoi kryetarin e partisë, DImitar Kovaçevski, në bazë të nismës për Front të gjerë evropian, të formojë grup pune dhe të bisedojë me të gjitha subjektet politike, organizatat joqeveritare dhe me të gjithë ata të cilët e mbështesin rrugën evropiane dhe të ardhmen e vendin e shohin si anëtare të barabartë të Unionit të bashkohen rreth realizimit të qëllimit strategjik - anëtarësimit në BE.

Këshilli qendror e konfirmoi Jovan Mitrevskin për kandidat të LSDM-së për kryetar rë Kuvendit deri në prëfundimin e mandatit të përbërjes parlamentare 2020-2024.

Nga kuadrot, janë emrat e njohur të Qeverisë aktuale, përveç Mitko Bojmacaliev, shef aktual i kabinetit të minsitrit Oliver Spasovski, të cilin KQ e zgjodhi për kandidat për zëvendësministër shtesë të Punëve të Brendshme.

Anëtarët e KQ-së sollën vendim për konstatimin e kandidatëve për ministra, zëvendësminsitra dhe z[vendësministra plotësues në qeverinë teknike nga radhët e LSDM-së.

Kandidate për zëvendëse të kryetarit të Qeverisë e angazhuar për politika për sundim të mirë, KQ e konstatoi Sllavica Gërkovskën, për zëvendëskryeministra për çështje ekpnomike dhe evropiane, Fatmir Bytyqin dhe Bojan Mariçiqin.

KQ i LSDM-së i zgjodhi ministart aktual të Kulturës, Mjedisit Jetësor, Bujqësisë, Transportit dhe Lidhjeve dhe të Mbrojtjes, Bisera Kostadinovska Stojçevska, Kaja Shukova, Ljupço Nikollovski, Bllagoj Boçvarski dhe Sllavjanka Petrovska, të vazhdojnë të kryesojnë me resorët edhe në qeverinë teknike.

Për shef të Shtabit qendror zgjehdor të LSDM-së, KQ e zgjodhi sekretarin e përgjithshëm, Mile Zeçeviq Vardarski.

Për kryesues të KQ rë LSDM-së është zgjedhur Sllavjanka Petrovska, e cila së bashku me Dashmir Afetin nga Zhelina janë zgjehdur edhe anëtarë të ri të KQ-së.

KQ solli edhe vendim për thirrjen e Kongresit të 27-të të LSDM-së për konstatimin e kandidatit të LSDM-së për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe vendim për thirrjen e Kongresit të 28-të të LSDM-së për konstatim të kandidatëve për deputetë të LSDM-së në Kuvend për zgjedhjet parlamenzare në vitin 2024. ab/

Foto: LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR