• e enjte, 26 dhjetor 2024

KPMD vërtetoi trajtim jo të barabartë ndaj qytetarëve, të cilët kanë paguar që t'i zëvendësojnë patentat dhe lejet e qarkullimit

KPMD vërtetoi trajtim jo të barabartë ndaj qytetarëve, të cilët kanë paguar që t'i zëvendësojnë patentat dhe lejet e qarkullimit

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni për parandalimin e korrupsionit nga diskriminimi konsideron se bëhet trajtim jo i barabartë ndaj qytetarëve, të cilët i kanë zëvendësuar dokumentet valide me emrin e ri të shtetit dhe për të njejtat kanëpaguar dhe bëjnë thirrje që insitucionet të ndërmarrin masa për sigurimin e trajtimin të njejtë të të gjithë qytetarëve në procedurat në ndërrimin e dokumenteve të vlefshme me emrin e ri të shtetit.

Qëndrimi i tyre vjen me rastin e vendimit të djeshëm të Qeverisë për nxjerrje falas të patentave të shoferit dhe lejeve të qarkullimi.

"Në këtë rast nuk bëhet fjalë për bazë diskriminuese, ka trajtim të pabarabartë, por jo diskriminim. Institucionet duhet të marrin masa për të siguruar trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve në procedurat e ndryshimit të dokumenteve të vlefshme me emrin e ri të shtetit", thuhet në njoftimin e KPMD.

Nga aty kujtojnë se të gjithë qytetarët kanë të drejtë të barabartë në dokumente personale të vlefshme.

"Mosdhënia e dokumenteve personale të vlefshme nga ana e shtetit mund të cenojë të drejta të tjera të qytetarëve, si e drejta për lëvizje të lirë, e drejta për punë, e drejta për kujdes shëndetësor etj. Mirëpresim masat e ndërmarra nga Qeveria për pajisjen me dokumente personale për të gjithë qytetarët, por ato janë të parakohshme, gjë që cenon sigurinë juridike të qytetarëve", shtuan ata. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR