• e shtunë, 23 nëntor 2024

KPMD: Fermeret të diskriminuara, Ministria e Shëndetësisë me ndryshime ligjore që t'u paguhet pushimi mjekësor dhe ai i lehonisë

KPMD: Fermeret të diskriminuara, Ministria e Shëndetësisë me ndryshime ligjore që t'u paguhet pushimi mjekësor dhe ai i lehonisë

Shkup, 11 prill 2023 (MIA) - Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi (KPMD) ka konstatuar trajtim të pabarabartë të fermereve femra në ushtrimin e të drejtës për pushim të paguar të lehonisë, por edhe të fermereve femra në ushtrimin e të drejtës për pushim mjekësor të paguar. 

Në bazë të diskriminimit të konstatuar, Komisioni, siç u tha sot në një konferencë për shtyp, rekomandon Ministrinë e Shëndetësisë që të hartojë dhe të inicojë ndryshime dhe plotësime përkatëse në Ligjin për sigurime shëndetësore, me të cilat do të eliminohet ky trajtim i pabarabartë i fermerëve të regjistruar.

Mblshtetje për ndryshimet ligjore japin edhe deputetet Maja Moraçanin nga RDM dhe Rashela Mizrahi nga VMRO-DPMNE, anëtare të Komisionit parlamentar për shëndetësi. Nëse Ministria e Shëndetësisë, tha Moraçanin, nuk punon për zgjidhjen ligjore, atëherë do ta paraqesë atë në Odën e Kuvendit.

"Diskriminimi sistematik ndaj fermereve u vendos për shkak të pamundësisë për të ushtruar të drejtën e pushimit të paguar të lehonisë dhe atij mjekësor. Kjo çështje aktuale është diskutuar prej shumë vitesh, për të cilën nuk ka zgjidhje deri më sot. Nuk kanë pushim mjekësor të paguar, nuk kanë të drejtën e pushimit vjetor dhe nuk kanë leje lindjeje me pagesë. Gratë fermere punojnë nga 11 deri në 16 orë në ditë dhe e kanë shumë të vështirë të kenë qasje në të drejtën e mbrojtjes sociale", theksoi Marina Tosheska nga LAG Agro Lider.

Sipas Anastasia Muratovskës, e cila e prezantoi mendimin e KPMD-së, Ministria e Shëndetësisë duhet ta zbatojë rekomandimin e Komisionit për ndryshime dhe plotësime ligjore në afat prej 60 ditësh nga marrja e tij. Rekomandimi është përpiluar më 2 mars 2023 dhe thotë se nëse Ministria nuk vepron në përputhje me rrethanat, KPMD do të paraqesë kërkesë për inicimin e procedurës për kundërvajtje pranë gjykatës kompetente.

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, miratoi një Program për mbështetjen e sigurimeve shoqërore për gratë që merren me veprimtari bujqësore, por kjo, siç u theksua në konferencën për shtyp, është një zgjidhje e përkohshme.

Në vitin 2022 janë regjistruar 1075 gra me statusin e fermeres individuale. Jo të gjithë mund të kenë të drejtën e pushimit të paguar të lehonisë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR