KPMD apelon deri te Kuvendi të organizojë debat publik për ligjet në fushën e arsimit
- Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) apeloi deri te Kuvendi të organizojë debat publik për ligjet në fushën e arsimit, duke theksuar se në procedurën legjislative për miratim ka më shumë ligje sesa arsim, mes të cilëve për arsim të mesëm dhe ndryshime të ligjeve për arsimin fillor dhe për tekstet shkollore.
Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) apeloi deri te Kuvendi të organizojë debat publik për ligjet në fushën e arsimit, duke theksuar se në procedurën legjislative për miratim ka më shumë ligje sesa arsim, mes të cilëve për arsim të mesëm dhe ndryshime të ligjeve për arsimin fillor dhe për tekstet shkollore.
"Komisioni për Parandalimi dhe Mbrojte nga Diskrimini ka interes të madh në ndryshimin dhe plotësimin e këtyre ligjeve pasi fushën e arsimit e shohim si fushë kyçe në të cilën duhet të promovohet barazia për nxënësit nga mosha e re, të mbrohen nga diskriminimi dhe dhuna e njëanshme dhe t'i përvetësojnë këto interesa demokratike në përputhje me rendin tonë kushtetues", njoftoi KPMD-ja.
Në letrën drejtuar mediave Komisioni thekson se arsyeja kryesore për shkak të së cilës ndryshon Ligji për arsimin fillorë është çështja e barazisë dhe mosdiskriminimit, gjegjësisht zbatimi i aktgjykimit të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut "Elmazova dhe të tjerë kundër Maqedonisë së Veriut".
"Si Komision për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskrimini kemi kompetenca të drejtpërdrejta ligjore për të dhënë komente dhe opinione për ligjet nga aspekti i barazisë dhe mosdiskriminimit dhe të marrim pjesë në miratimin e tyre. Duke pasur parasyshë se në shoqërinë demokratike vendimet ligjore merren me një qasje gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e të gjithë faktorëve, apelojmë që këto ligje të miratohen në mënyrë transparente, me afate reale për paraqitjen e propozimeve dhe komenteve dhe duke organizuar debate publike me qëllim të përmirësimi i legjislacionit në fushën e arsimit dhe ndërtimin e një sistemi arsimor më cilësor dhe më gjithëpërfshirës për të gjithë", njoftoi Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s