• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovacevski: Grupi parlamentar i LSDM-së do të parashtrojë amendament nëse ekziston mundësia që të amnistohen persona të dënuar nga rasti "Monstra"

Kovacevski: Grupi parlamentar i LSDM-së do të parashtrojë amendament nëse ekziston mundësia që të amnistohen persona të dënuar nga rasti

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nga foltorja e kuvendit duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve tha se grupi parlamentar i LSDM-së do të parashtrojë amandament nëse ekziston mundësia që të amnistohen persona të dënuar nga vrasja në Liqenin e Smillkovës. 

"Sapo ligji të hyjë në procedurë kuvendore, nëse ka raste të tilla të cilat i përmendni, grupi parlamentar i LSDM-së do të parashtrojë amandament me të cilin të njëjtët do të përjashtohen nga mundësia për amnisti", tha Kovaçevski. 

Deputeti Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE e pyeti kryeministrin nëse si prind është i gatshëm që t'i aministojë ndihmësit në vrasjen në Liqenin e Smillkovës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR