• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçki: E ftoj Kovaçevskin të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kovaçki: E ftoj Kovaçevskin të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare
Shkup, 24 gusht 2022 “Është turp kjo që po ndodh me prokurorinë dhe me personat përgjegjës të emëruar nga Qeveria. Vetë kryeministri i cili është jolegjitim dhe që ka besimin më të ulët te qytetarët, është vazhdimësi e po këtij mosbesimi në drejtësi prej 8 për qind, pra 9 qytetarë nga 10 qytetarë nuk i besojnë atij gjyqësor”, tha deputeti Dragan Kovaçki në deklaratë për televizionin Sitel. “Sa i përket intervistës së tij, dua të them se ka harruar të thotë se si do ta zgjidhë varfërinë e qytetarëve, si do ta zgjidhë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve, si do të ulë, pra të ndalojë rritjen e çmimeve të ushqimit bazë, miellit, vajit të ullirit, qumështit, vezëve”, tha Kovaçki. Lidhur me krizën energjetike që ka paralajmëruar, gjegjësisht ka thënë se ka qenë në dijeni që në maj. Kovaçki vetëm përkujtoi se VMRO-DPMNE-ja, më saktë kryetari i partisë disa muaj, pra një vit më parë, ka vënë në dukje dhe ka treguar për problemet aktuale që po i bën LSDM-ja me punën kriminale në ELEM dhe REK-u përmes tenderëve të tyre privat.
Kovaçki i bëri thirrje Kovaçevskit nëse është aq i bindur se politikat e tij kanë mbështetjen e qytetarëve, që sa më shpejt të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Me vetë faktin se refuzoi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ai tregon se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nuk ka 80 deputetë për ndryshimin e Kushtetutës dhe kështu edhe një herë tregon se politikat e tij nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve ”, tha Kovacki. Qendra për Komunikim nga VMRO-DPMNE ————————————————————————————————————— MIA  këto tekste i publikon në formë integrale dhe origjinale

QËNDRONI TË LIDHUR