• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski-Xhentiloni: Ndihmë makrofinanciare prej 100 milionë euro për Maqedoninë e Veriut dhe mbështetje të fortë për anëtarësim në BE

Kovaçevski-Xhentiloni: Ndihmë makrofinanciare prej 100 milionë euro për Maqedoninë e Veriut  dhe mbështetje të fortë për anëtarësim në BE

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski në suaza të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Vjenës realizoi takim me eurokomisarin për Ekonomi Paolo Xhentiloni.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, eurokomisari e theksoi mbështetjen për Maqedoninë e Veriut në anëtarësimin në BE. Ai theksoi se është siguruar ndihmë makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut prej 100 milionë euro.

"Procesi i negociatave inkuadruese do të thotë edhe mbështetje e rritur financiare për Maqedoninë e Veriut", theksoi Xhentiloni në takim.

Kryeministri Kovaçevski dhe eurokomisari Xhentiloni shkëmbyen qëndrime në lidhje me realizimin e projekteve prioritare të Maqedonisë së Veriut në suaza të Planit investues ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Të dy bashkëbiseduesit theksuan se kjo do të thotë një stimul për rritjen ekonomike me fokus të infrastrukturës, digjitalizimit, lidhshmërisë energjetike dhe transportuese të Maqedonisë së Veriut si dhe në vende tjera të rajonit.

Kryeministri Kovaçevski në takim theksoi se integrimi evropian është një qëllim strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria është përkushtuar fuqishëm në reformat, thellimin e integrimit ekonomik të rajonit dhe zhvillimit të tregut rajonal të përbashkët në bazë të ligjvënies së BE-së me qëllim që të bëhet një rajon më atraktiv për investime.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen qëndrime edhe për Planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor i cili është një stimul i fortë për procesin e eurointegrimeve të rajonit, me të cilën do të dyfishohet vëllimi i ekonomisë së rajonit dhe vendit.

Në takim të dy bashkëbiseduesit theksuan se integrimi evropian për Maqedoninë e Veriut do të thotë ndryshime themelore dhe harmonizim i kornizave juridike dhe ekonomike me rregulloret ligjore dhe politikat e BE-së. sa/ 

foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR