• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski-Varheji: Maqedonia e Veriut duhet të bëhet sa më shpejt pjesë e BE-së, procesi i integrimit evropian pritet të vazhdojë

Kovaçevski-Varheji: Maqedonia e Veriut duhet të bëhet sa më shpejt pjesë e BE-së, procesi i integrimit evropian pritet të vazhdojë

Tiranë, 16 tetor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut, si një partner i besueshëm dhe një vend që ka bërë hapa të mëdhenj në ripërtëritjen dhe zhvillimin e demokracisë dhe proceseve demokratike në gjashtë vitet e fundit duhet sa më shpejt të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo u theksua në takimin e sotëm të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me Komisionerin për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varheji, në Tiranë, Shqipëri, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit ku u konfirmua mbështetja e fuqishme e BE-së për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, në takimin në të cilin në përbërje të delegacionit qeveritar ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime dhe informacione për situatën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  lidhur me vazhdimin e rrugës evropiane të vendit dhe hapat dhe vendimet që duhet të ndërmerren për të siguruar vazhdimësinë e integrimit evropian dhe në fund të plotë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, dhe në përputhje me Kornizën Negociative të vendosur me BE-në", theksohet në kumtesën.

"Në takim u diskutua edhe për Planin e Rritjes së Komisionit Evropian, i cili vlerësohet si një shans i mirë për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët tanë, të cilët me këtë plan do të ndjehen pjesë e përfitimeve të anëtarësimit në BE edhe para se të anëtarësohemi. Siç u diskutua, me këtë plan jemi më afër qëllimit, anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030", theksohet në kumtesën.

Në takim, Kryeministri Kovaçevski theksoi se fokusi i Qeverisë është në perspektivën e anëtarësimit në BE dhe se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj agjendës evropiane, duke pasur parasysh se anëtarësimi në BE ka përkrahje të lartë nga qytetarët. Bashkëbiseduesit thanë se shpresojnë se të gjithë aktorët politikë do ta kenë parasysh mundësinë unike për ta çuar vendin përpara dhe do të përmbushin kërkesën e qytetarëve që vendi të bëhet anëtar i plotë i BE-së.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se procesi i integrimeve evropiane nuk duhet të bllokohet, para së gjithash, duke pasur parasysh se është kundër vullnetit të qytetarëve, por edhe për faktin se ndalimi i procesit të integrimeve evropiane për shkak të mospërmbushjes së detyrimet nga korniza e negociatave gjithashtu do të pengojnë të gjitha proceset e zhvillimit ekonomik dhe social të nevojshëm për ta afruar shoqërinë maqedonase me standardet evropiane të jetesës", qëndron në kumtesën nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

 

Gjatë samitit është parashikuar kryeministri Kovaçevski të zhvillojë takime me kancelarin Olaf Sholc, me kryetarin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odil Reno-Baso dhe me zëvendëskryetaren e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, Antonella Basani. 

Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare, vendeve anëtare të BE-së të përfshira në proces - Gjermania, Franca, Austria, Bullgaria, Kroacia, Italia, Sllovenia, Greqia dhe Polonia, si dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. ls/

Foto: Qeveria e RMV-së

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR