• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski-Varadkar: Inkuadrimi në BE është me rëndësi për sigurinë rajonale të Ballkanit, por edhe për sigurinë më të gjerë të Evropës

Kovaçevski-Varadkar: Inkuadrimi në BE është me rëndësi për sigurinë rajonale të Ballkanit, por edhe për sigurinë më të gjerë të Evropës

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Të gjitha alternativat të cilat ofrohen përballë anëtarësimit në Bashkimin Evropian janë utopi të cilat nuk mund të japin as rezultatin më të afërt të asaj që e jep anëtarësimi në Union. A do të arrijmë drejt atij qëllimi tani varet vetëm prej nesh. Mbetet hapi i fundit, vendimi nuk do të jetë i lehtë edhe pse është teknik, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën për shtyp pas takimit me kolegun e tij irlandez, Leo Varadkar në Shkup.

Theksoi se nëse dikush dëshiron të krahasojë se çka do të thotë vendi para hyrjes në BE dhe pas hyrjes më së miri është ta marrë shembullin e Irlandës e cila përjetoi transformim ekonomik dhe social mi pas hyrjen në Union.

"Nëse ndonjë vend zhvillohet pas hyrjes në BE, ajo është Irlanda. Irlanda është partnerja jonë e fuqishme dhe mbështetëse e integrimit tonë evropian. Sot bisedojmë me kryeministrin edhe për integrimin tonë edhe për përparimin e reformave dhe konkretisht implementimin e projekteve dhe për hapat tanë konkret të cialt i ndërmarrim. procesi i reformave do të vazhdojë dhe do të prëfundojë me anëtarësimin në BE. Mu Irlanda më së miri e kupton se identiteti dhe gjuha janë dy karakteristika të rëndësishme të secilit popull dhe irlandezët e dinë shumë mirë se me çfarë sfida përballemi, sepse edhe ata në rrethana të tjera dhe në kohë tjetër kaluan nëpër një proces të tillë të ngjashëm", tha Kovaçevski në konferencën e sotme të pëbashkët për shtyp në Qeveri.

Theksoi se një prej mbështetësve më të mëdhenj të integrimeve tona evropiane është mu kryeministri i Irlandës dhe irlanda. Me Irlandën siç tha prej vitit 1994 deri më sot zhvillojmë nivel të mirë të dialogut politik, ndërsa mu gjatë kryesimit irlandez me BE-në në vitin 2004 ne e parashtruam aplikimin për anëtarësim në BE dhe prej atëherë marrim mbështetje të vazhdueshme dhe të zëshme nga Irlanda.

Kryeministri irlandez Varadkar tha se është nder të jesh kryeminsitri i parë irlandez që vjen për vizitë zyrtare në vend.

"Vizita ime e sotme në Maqedoni të Veriut dhe paraprakisht në Kosovë dhe Mal të Zi e tregon interesimin e Irlandës për ta ndihmuar rajonin në rrugën drejt intergrimit në BE. Konsideroj se inkuadrimi në BE është me rëndësi për sigurinë rajonale të Ballkanit, por edhe për sigurinë mëtë gjerë të Evropës. Njerëzit nga rajoni do të kenë prëfitime nga anëtarësimi në BE, siç pati edhe Irlanda. Çdoherë e mbështesim zgjerimin e BE-së dhe gëzohemi ta presim Maqedoninë e Veriut si anëtare të ardhshme. Shpresoj se përparimi në negociatat inkuadruese do të përshpejtohet, sepse 10 vite asnjë vend nuk i është bashkangjitur BE-së dhe konsideroj se kjo duhet të ndryshojë. Jemi të gatshëm të ndihmojmë atje ku mundemi, posaçërisht lidhur me reformat", tha Varadkar.

Theksoi se ka marrëdhënie mjaft të ngrohta mes dy vendeve dhe shtoi se ka nevojë për avancim në pjesën e tregtisë e cila ishte vetëm 20 milionë euro vitin e kaluar.

"Mendoj se mund ta rrisim tregtinë, por edhe të vendosim lidhje arsimore dhe turistike", tha Varadkar.

Siç tha Kovaçevski, ekziston mundësia për bashkëpunim në teknologjinë informatike, telekomunikime, prodhim të ushqimit organik, energjetikë dhe turizëm. Irlanda, siç tha, është importuese e prodhimeve tona bujqësore, ndërsa ne nga Irlanda importojmë prodhime nga industria e telekomunikimeve dhe ajo farmaceutike. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR