• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Studentët gjithmonë kanë të drejtë t'i thonë qëndrimet e tyre

Kovaçevski: Studentët gjithmonë kanë të drejtë t'i thonë qëndrimet e tyre
Shkup, 14 nëntor 2022 (MIA) – Më vjen mirë që u gjet gjuhë e përbashkët, për kënaqësinë para së gjithash të studentëve lidhur me shujtën studentore, por u fol edhe për aspekte të tjera të standardit studentor, para së gjithash në pjesën e infrastrukturës në konviktet studentore. U dakorduam me ministrin e Arsimit se edhe në këtë pjesë do të bëhen angazhime maksimale për zhvillimin e hapësirës në disa konvikte studentore ku nuk është në nivelin më të mirë, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili mori pjesë në takimin në Kuvend me përfaqësues të studentëve, deputetë dhe me ministrin, Jeton Shaqiri. Tha se dialogu ka qenë konstruktiv dhe se studentët gjithmonë kanë të drejtë t'i shprehin qëndrimet e tyre, ndërsa Qeveria dhe deputetët, tha se këtu janë që t'i dëgjojnë këto qëndrime dhe të bisedojnë me studentët që të gjendet zgjidhje që të gjithë të jenë të kënaqur. "Kaluan kohërat kur dikush mund të luante me studentët ashtu siç dëshiron, pasi studentët janë fëmijët tanë, janë e ardhmja e këtij shteti, ndërsa për të cilën të ardhme marrim vendime evropiane, të mund të jetojnë në kushte siç jetojnë bashkëmoshatarët e tyre edhe në Gjermani edhe në Austri, edhe në vendet e tjera të BE-së", tha Kovaçevski. I ka njoftuar studentët edhe për furnizimin me energji elektrike dhe se gjatë periudhës së ardhshme ministrat e Ekonomisë dhe të Arsimit duhet t'i përcaktojnë nevojat e konsumit dhe shtimin e aparateve për ngrohje në konvikte.

QËNDRONI TË LIDHUR