• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçevski-Pavllova: Me projektet kyçe nga energjetika, infrastruktura dhe mjedisi i jetesës, sigurohet stabilitet dhe integrim më i shpejtë në BE

Kovaçevski-Pavllova: Me projektet kyçe nga energjetika, infrastruktura dhe mjedisi i jetesës, sigurohet stabilitet dhe integrim më i shpejtë në BE

Shkup, 23 mars 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot është takuar me delegacionin e Bankës Evropiane për Investime, të udhëhequr nga nënkryetarja e bankës, Liljana Pavllova.

Në takim, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë  për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomikë dhe Investime, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi. 

"Bashkërisht u konstatua bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm i shtetit me Bankën Evropiane për Investime, me shpresën që ky bashkëpunim të shtrihet edhe në fusha të tjera. Në takim u diskutua për mbështetjen që Banka Evropiane e Investimeve e siguron për realizimin e projekteve kyçe në sektorin publik në fushën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, energjetikës, si dhe projekte në fushën e zhvillimit të gjelbër dhe tranzicionit të gjelbër të vendit", theksohet në kumtesën e Qeverisë.
 
 Në këtë drejtim, përfaqësuesit e Bankës Evropiane të Investimeve theksuan se vazhdon  mbështetja e projekteve shtetërore, por edhe të sektorit privat.

Bashkrisht u theksua rëndësia për realizimin e projektit për ndërtimin e interkonjektorit të gazit me Greqinë dhe realizimin e aksit në vend, me ç'rast, u vlerësua se ky investim do të kontribuojë në stabilitetin e furnizimit me energji, i cili do të sigurojë rritje të vendit dhe integrim më të shpejtë në tregun energjetik në rajon, si dhe në Bashkimin Evropian. 

U potencua edhe  rëndësia e projektit për ndërtimin e stacionit të filtrimit të ujërave të zeza në Shkup, i cili mbështetet përmes një granti investimi në kuadër të Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), me çfarë do të sigurohet përmirësimi i  cilësisë së kushteve për jetë të banorëve të kryeqytetit, por edhe më gjerë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në takim, shprehu falënderim në emër të Qeverisë, për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Evropiane për Investime ndaj shtetit, me çfarë, ky institucion i rëndësishëm financiar ndërkombëtar kontribuon në procesin e anëtarësimit të vendit në BE. 
 
 Banka Evropiane për Investime është aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut që nga viti 1991, duke siguruar mbi 1.1 miliardë euro, mbështetje financiare për ndërmarrjet, si dhe për projekte në fushën e transportit, energjisë dhe infrastrukturës. ar/
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR