• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski-Olçak: Filip Moris i rritë investimet në Kombinatin e duhanit Prilep, plasman i prodhimit tonë jashtë vendit

Kovaçevski-Olçak: Filip Moris i rritë investimet në Kombinatin e duhanit Prilep, plasman i prodhimit tonë jashtë vendit

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në suaza zë vizitës swë punës në Nju-Jork u takua me drejtorin ekzekutiv të Filip Morisit, jacek Olçak, ku, siç informojnë, u vlerësua se Republika e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet në shtet me klimë atraktive për investim, pas integrimit në NATO dhe perspektivave të hapura për anëtarësim të barabartë në BE në proces dinamik, që sigurojnë një prej kushteve kyçe të investuesve, klimë stabile dhe të parashikueshme investuese.

Në takim, u bisedua edhe për investimet më të rëndësishme të kompanisë Filip Moris në Kombinatin e duhanit SHA Prilep, në suaza të partneritetit strategjik të kompanisë së njohur botërore dhe kombinatit, me ç'rast është formuar kompania e përbashkët Filip Moris Kombinati i duhanit SHA Prilep (FMKDP). U theksua edhe rëndësia e rritjes së investimeve të Filip Morisit në modernizimin e prodhimtarisë në Kombinat, me çka ka filluar prodhimi i një numri të madh të brendeve nga portofoli i Filip Moris Interneshënëll.

Me atë rast, nga korriku i këtij viti ka filluar edhe eksporti i brendeve të cilat krahas në vend, tani plasohen edhe në Armeni, Shqipëri, mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, ndërsa pritet zgjerim i eksportit edhe në Bashkimin Evropian. 

Në takim, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, u bisedua edhe për investimet e reja të planifikuara në fotovoltaikë. Dhe u theksua rëndësia e njohurive të ndara dhe ekspertizave. Me tërë atë, përfitimet e kompanisë Filip Moris Kombinati i duhanit SHA Prilep po rriten dhe konkretisht janë rritur katër fish në raport me vitet 2019 dhe 2020.
 
Kryeministri Kovaçevski u falënderua për kontributin e Filip Moris Interneshënëll në zhvillimin e një prej kompanive më të vketra në shtetin tonë, Kombinati i duhanit SHA Prilep, i cili këtë vit shënon jubile të madh - 150 vite ekzistim. 

"Puna e suksesshme e Filip Morisit Kombinati i Duhanit SHA Prilep është përfitim i rëndësishëm edhe në zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë dhe porosi e fuqishme drejt investuesve të huaj për klimën e volitshme investuese në shtetin tonë", vlerësoi Kovaçevski.

Në takim, siç informojnë, u bisedua edhe rreth mundësive për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit. ab/ 
 
Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR