• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski-Mecola: Mbështetje e fortë nga Parlamenti Evropian për vazhdimin e rrugës evropiane

Kovaçevski-Mecola: Mbështetje e fortë nga Parlamenti Evropian për vazhdimin e rrugës evropiane

Shkup, 1 qershor 2023 (MIA) - Procesi i integrimit evropian të vendit ishte temë e bisedës në takimin e sotëm të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta MeCola, në margjinat e Samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Kishinjev të Moldavisë. 

"Mecola shprehu mbështetje të fuqishme për të vazhduar në rrugën evropiane, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Nga atje bëjnë të ditur se Kovaçevski dhe Mecola janë pajtuar se roli i Kuvendit është vendimtar dhe se vendimi që duhet të merret në periudhën e ardhshme është i vështirë, por shtetëror.

Ka vendim, shtojnë ata, është detyrimi përfundimtar i çdo deputeti individualisht dhe i Kuvendit si shtëpi ligjdhënëse në të cilin direkt janë prezantuar qytetarët, të cilët duan të ardhme evropiane dhe duan të jetojnë në një vend anëtar të BE-së, por këtu, në vend, në Maqedoninë e Veriut.

"Nuk mund të jetë vendim i një personi, një qeverie apo një partie dhe pikërisht për këtë Kovaçevski dhe Mecola theksuan rëndësinë e këtij procesi dhe apeluan Kuvendin që të marrë vendimin e duhur që do të mundësojë prosperitet dhe të ardhme evropiane për qytetarët e Maqedonisë së Veriut", njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Në këtë kontekst, siç theksojnë, ishte potencuar edhe përkushtimi i deputetëve të Parlamentit Evropian për përparimin e vendit në procesin e inkuadrimit të anëtarësimit në BE. sa/

Foto. Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR