• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski-Lajçak: Paqja dhe stabiliteti në rajon janë kyçe për proceset më të shpejta eurointegruese

Kovaçevski-Lajçak: Paqja dhe stabiliteti në rajon janë kyçe për proceset më të shpejta eurointegruese

 Munih, 18 shkurt 2023 (MIA) - Domosdoshmëria e përshpejtimit të procesit për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, me prioritet të Maqedonisë së Veriut, ishte tema e takimit të sotëm ndërmjet kryeministrit Dimitar Kovaçevskit me përfaqësuesin e  BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.

Në takim, siç bbëri të ditur Qeveria, ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. 

Lajçaku edhe një herë e potencoi  mbështetjen e fuqishme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe e vlerësoi vendin tonë si një partner të besueshëm të Unionit.

Bashkëbiseduesit konkluduan se me rëndësi kyçe është përparimi i bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, që megjithatë kontribuon për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR