• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçevski: Do të shqyrtohen propozimet e VMRO-DPMNE-së

Kovaçevski: Do të shqyrtohen propozimet e VMRO-DPMNE-së
Shkup, 4 tetor 2022 (MIA) - VMRO-DPMNE do t’i dorëzojë Qeverisë kontaktet e saj për furnizimin e energjensave më të lira, për të cilat është i obliguar posaçërisht ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili më pas do të kontaktojë subjektet e përmendura për të përcaktuar nëse ofertat e tyre i përmbushin kriteret e nevojshme.
Kjo është dakorduar në takimin e sotëm  të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ku morën pjesë edhe ekipe ekonomike të Qeverisë dhe të partisë.
"Takimi kaloi në frymë të mirë. U rikonfirmua kërkesa e opozitës për vendosjen e ndërmarrjeve publike në tregun e rregulluar, për të cilën do të bëhen analiza shtesë. Negociatat dypalëshe me vendet fqinje vazhdojnë, ndërsa pritet edhe ndihma nga Komisioni Evropian. Këto ditë po zhvillohen bisedime, nëse do të ketë hapa do të informohet ministri i Ekonomisë dhe do t'i njoftohen opinionit", tha Kovaçevski pas takimit.
Ai shtoi se në takim u arsyetuan të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga Qeveria për tejkalimin e krizës energjetike. Ata informuan për prodhimin e kapaciteteve energjetike, për sigurimin e energjensave - thëngjill dhe naftë. " Nuk është koha për mbledhjen e pikëve politike, por për punë të përbashkët për tejkalimin e krizës energjetike. Qeveria me të gjitha kapacitetet e saj po bën gjithçka që është në fuqinë tonë për të siguruar gjithçka që është e nevojshme për të kaluar këtë dimër më të vështirë që ka parë kontinenti evropian që nga Lufta e Dytë Botërore", tha Kovaçevski. Ai ka theksuar se më herët çmimi në bursat e energjisë elektrike është përcaktuar nga blerësit me shumën që donin të blinin, dhe tani e bëjnë shitësit që kanë energji të tepërt për të shitur. Në rajon, siç tha ai në përgjigje të  pyetjes, vetëm Bullgaria dhe Bosnja e Hercegovina janë eksportues të energjisë elektrike, ndërsa të gjithë të tjerët janë blerës. Sa i përket Bullgarisë, ai tha se sipas direktivave evropiane, energjinë e tepërt duhet ta shesë me çmime të bursës dhe po bëhen përpjekje nëse importojmë nga atje, diferenca në çmimin e tregut dhe çmimi që do të pranojmë ta subvencionojë Komisioni Evropian nëse kjo arrihet në kuadër të BE-së si ndihmë për vendin për t'u përballur me krizën energjetike. Ai theksoi se EMV prodhon energji elektrike të mjaftueshme për nevojat e tregut të rregulluar dhe siç tha që nga qershori nuk ka importuar energji elektrike për këtë nevojë. Në takim e theksuan nevojën e miratimit sa më të shpejtë në Kuvend të të gjitha ligjeve që kanë të bëjnë me tejkalimin e krizës energjetike. Bëhet fjalë për Ligjin për huamarrjen nga BERZH në vlerë prej 100 milionë euro me normë të favorshme interesi për të mbështetur punën e EMV-së, Ligjin për Energjetikë, Ligjin për Naftën dhe Rezervat e Naftës, si dhe për zbatimin e Vendimit për shkurtimin e mjeteve financiare nga buxheti të cilat janë me përqindje më të ulët të përmbushjes dhe të cilat nuk janë të nevojshme dhe kalojnë në pikat për ballafaqim me krizën energjetike”, potencoi Kovaçevski.
"Diskutuam edhe për kalimin e shkollave fillore dhe të mesme në tregun e rregulluar, si dhe kalimin e institucioneve shëndetësore  për furnizim në  EMV shitje. Është rikonfirmuar kërkesa e opozitës për përfshirjen e ndërmarrjeve publike në tregun e rregulluar, të cilën do ta shqyrtojë Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me BNJVL-në", deklaroi Kovaçevski.
Kryeministri informon se Qeveria sot ka marrë vendim me të cilin EMV është përgjegjëse për kryerjen e shërbimit publik të rregulluar të prodhimit të energjisë ngrohëse në Shkup. Është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet EVN-së dhe Adora-s për dhënien me qira të ngrohtoreve, sipas të cilës EMV do t'i paguajë 390.000 euro në vit Adoras, e cila është pronare e ngrohtoreve.
"Marrëveshja  është bërë mes EMV-së, një kompani e caktuar nga Qeveria për menaxhimin me ngrohjen. Kushtet e kontratës mes Adoras, e cila është pronare e ngrohtores, dhe EMV-së, përcaktohen nga Komisioni Rregullator. Siç kam dëgjuar, bëhet fjalë për 390 mijë euro në vit, të cilat EMV do t'i paguajë si qira. Do të bëhen analiza shtesë për blerjen e tërësishme të ngrohtoreve", tha Kovaçevski. Ai ka theksuar se që nga themelimi i Qeverisë janë ndërmarrë një sërë masash për likuiditetin e kompanive dhe standardin e qytetarëve, janë ndarë mbi 300 milionë euro mjete buxhetore. "Vazhdon subvencionimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, si dhe bisedimet me vendet fqinje për blerjen e energjisë elektrike, si dhe pritet ndihmë dhe përkrahje edhe nga BE-ja, për të cilën presidenti Stevo Pendarovski diskutoi fundjavën e kaluar me kryetaren e KE-së Ursula fon der Lajen  në Bullgari”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR