• e enjte, 18 korrik 2024

Kovaçevski-Donev: Intensifikim dhe avancim të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Kovaçevski-Donev: Intensifikim dhe avancim të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve
Shkup, 29 tetor 2022 (MIA) – Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe homologu i tij bullgar Galab Donev sot kanë pasur takim dypalësh me fokus të intensifikimit dhe avancimit të bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve. “Dy kryeministrat biseduan për disa tema aktuale, si dhe për faktin se aktivitetet si ngjarja e sotme, fillimi i ndërtimit të Korridorit hekurudhor 8, i konfirmojnë përpjekjet e të dyja vendeve për përparim të marrëdhënieve të ndërsjella", kumtoi pres shërbimi qeveritar. Siç informojnë nga Qeveria, të dy kryeministrat kanë biseduar edhe për mundësitë e rritjes së kapaciteteve të gazsjellësit dhe thellimin e bashkëpunimit që do të sigurojë përballje të pasojave të krizës energjetike që prek të gjithë kontinentin evropian. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR