• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski-Borell: Mbështetja e BE-së për Maqedoninë e Veriut vazhdon edhe në planin politik dhe atë ekonomik

Kovaçevski-Borell: Mbështetja e BE-së për Maqedoninë e Veriut vazhdon edhe në planin politik dhe atë ekonomik

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA)  -  Kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në  seriozisht ka kontribuar  ndaj pozicionimit të forcuar  vendit në kornizat ndërkombëtare si aktor konstruktiv për stabilitet dhe bashkëpunim, konstatuan sonte në takim kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe nënkryetari i Komisioni Evropian dhe Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Zhozep Borell. 

Takimi dypalësh u mbajt në prag të mbajtjes së  takimit të 30-të ministror të OSBE-së në Shkup, ndërsa morën pjesë zëvendëskryetari për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi, si dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir. 

Siç informojnë nga Qeveria, në takim është biseduar për aktualitetin që kanë të bëjnë me aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut, për progresin e reformave në fusha kryesore dhe për situatën politike në vend. 

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Zhozep Borell e  përshëndeti kryesimin e suksesshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në dhe falënderoi që Maqedoninë e Veriut që është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian. 

Në të njëjtën kohë, e përshëndeti mbështetjen e palëkundur që Maqedonia e Veriut ia jep Ukrainës. 

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për rrjedhën e procesit të anëtarësimit të vendit tonë, si dhe për procesin e skriningut, raporti i të cilit do të jetë nxitje për angazhim intensiv, me qëllim që të përshpejtohet procesi i reformave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Skriningu dypalësh është pjesë e rëndësishme e procesit dhe konfirmim se Maqedonia e Veriut po lëviz në drejtimin e duhur, theksoi në takim kryeministri. 

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Zhozep Borell, theksoi se ndryshimet kushtetuese janë kryesore  për përparimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe apeloi që ato sa më shpejt të miratohen. 

“Kryeministri Kovaçevski, në takimin me përfaqësuesin e lartë të BE-së Borell, shprehu mirënjohje për mbështetjen e fuqishme të Bashkimit Evropian dhe shprehu edhe  besim se me Planin e ri për Rritje për Ballkanin Perëndimor, Unioni do të intensifikojë angazhimin e tij në të gjitha nivelet për mbështetjen në transformimin politik, ekonomik dhe social të Maqedonisë së Veriut”, kumtuan nga Qeveria. 

Kovaçevski gjithashtu theksoi se politikat e Qeverisë janë në linjë  me agjendën evropiane dhe vendi ka kapacitete politike që mund të kontribuojnë pas përfundimit të suksesshëm të procesit të skriningut, me një ritëm dinamik që Maqedonia e Veriut të hyjë në procesin e negociatave dhe  deri në vitin 2030 të bëhet anëtare e BE-së. 

Foto/Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR