• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski-Ageler: Deputetët duhet të tregojnë sjellje prej shtetari

Kovaçevski-Ageler: Deputetët duhet të tregojnë sjellje prej shtetari

Shkup, 17 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot realizoi takim me ambasadoren e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler, me të cilën ka biseduar për përkrahjen e SHBA-së për rrugën evropiane të vendit.

"Para nesh janë vendime të guximshme dhe të vështira, të gjithë 120 deputetët duhet të tregojnë sjellje prej shtetari, të jenë në nivel të detyrës dhe të marrin vendim, me të cilin do të mundësohet ardhmëri më e mirë, për gjeneratat e ardhshme, për neve, për fëmijët tanë", ka shkruar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

Sipas kryeministrit, deputetët para së gjithash janë përfaqësues të qytetarëve, ndërsa qytetarët dëshirojnë të jetojnë në BE.

"Për shkak të standardit më të mirë jetësor, për shkak të sundimit të së drejtës, infrastrukturës më të mirë, shërbimeve më të mira për qytetarët, për shkak të përparimit ekonomik, drejtësisë sociale, demokracisë kulmore, për shkak të jetës më të mirë sipas standardeve evropiane. Pasi dëshirojnë fëmijët t'u qëndrojnë në shtëpi dhe këtu ta ndërtojnë ardhmërinë. BE-ja është alternativa e jonë e vetme", ka shkruar Kovaçevski në Fejsbuk. bsh/

Foto/Fejsbuk faqja e kryeministrit Dimitar Kovaçevski

QËNDRONI TË LIDHUR