• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kovaçevski - Zelenski: Maqedonia e Veriut mbetet në anën e duhur të historisë dhe vazhdon mbështetja për Ukrainën

Kovaçevski - Zelenski: Maqedonia e Veriut mbetet në anën e duhur të historisë dhe vazhdon mbështetja për Ukrainën

Shkup, 1 qershor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut dënoi agresionin brutal ushtarak që Rusia po kryen kundër Ukrainës së pavarur dhe sovrane dhe i ofroi mbështetje vendit nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit të kaluar, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në takimin e përbashkët me presidentin ukrainas, Volodomir Zelenski dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama në margjinat e Samitit të dytë të Bashkësisë Politike Evropiane në kryeqytetin moldav, Kishinjev.

"Ne mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të drejtën e saj për të përcaktuar rrugën e saj. Ne kemi dhënë dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje në çdo formë që i nevojitet Ukrainës", theksoi Kovaçevski në takimin ku ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Investime, Fatmir Bytyqi.

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Qeverisë, Kovaçevski rikujtoi se Maqedonia e Veriut është pjesë e grupit themelues për themelimin e Gjykatës Speciale Ndërkombëtare për krimet e agresionit, e cila na pozicionoi qartë këtë herë në anën e duhur të historisë. 

Kryeministri theksoi se Ukraina është ndër prioritetet gjatë kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut, në të njëjtën kohë, Maqedonia e Veriut mbështet integrimin euro-atlantik të Ukrainës dhe përkushtimin ndaj politikës së dyerve të hapura të NATO-s.

Në kumtesën e Qeverisë, presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, falënderoi për mbështetjen të cilën populli ukrainas e merr nga Maqedonia e Veriut, ai vuri në dukje se ajo vjen në momente kyçe.

"Ju nuk bëtë kalkulime, keni qenë pranë nesh që nga dita e parë dhe popullit ukrainas dhe ne e vlerësojmë këtë". fc/

Фото: Влада

QËNDRONI TË LIDHUR