Kovaçevski: Viti 2023 është vit i kthesës ekonomike, i shpresës së re
- Post By Fitore Curri
- 21:16, 25 nëntor, 2022
Tetovë, 25 nëntor 2022 (MIA) - Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) sonte në Tetovë e vazhdoi serinë e tribunave me qytetarët "Fuqishëm dhe të vendosur drejtë së ardhmes". Në tribunë foli dhe u përgjigj në pyetjet e qytetarëve edhe kryetari i partisë dhe kryeministër Dimitar Kovaçevski.
Në pyetjet çka do të bëhet rreth rritjeve të vazhdueshme të çmimeve të ushqimit dhe karburanteve, Kovaçevski theksoi se duke pasur parasysh politikat e Qeverisë pret që viti 2023 të jetë vit i kthesës ekonomike dhe i shpresës së re. Sipas tij, deri më tani në rrethana të vështira Qeveria ka arritur ta mbajë stabil dhe të mos dështojë buxheti, të ruhet sistemi energjetik dhe të sigurohet ushqim, karburante, ngrohje dhe rrymë.
"Nëse 10 muaj më parë çështja kryesore ishte nëse do të arrijmë të sigurojmë ushqim, para, rrymë dhe naftë, sot çështja kryesore është nëse do ta kalojmë së bashku pjesën e fundit të stuhisë ekonomike apo jo. Nëse në dhjetë muajt e parë mbajtëm fort vijën ekonomike për të luftuar krizën, për vitin e ardhshëm dhe Buxhetin e ri është një ndryshim, një pikë kthese nga ku shkojmë në ofensivë. Le ta mposhtim përfundimisht krizën, të fillojmë të rritemi ekonomikisht, të rrisim standardin e jetesës dhe të sigurohemi që viti i ardhshëm të jetë më i mirë se ky. Të bëjmë ndryshime sociale me politikat tona ekonomike për tranzicion energjetik, për të ofruar mbështetje financiare dhe pikë kthese në zhvillimin e ekonomisë vendase", tha Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo krizë ekonomike dëshmoi se është me rëndësi që të kemi ekonomi të fuqishme dhe prodhimtari vendore. Për këtë fokusi i Qeverisë qëndron në pavarësinë energjetike dhe tranzicionin e sistemit për sigurimin e energjisë.
"E shihni në vepër transformimin energjetik, ku nga dielli ynë, dielli maqedonas, po pozicionohemi si qendër e ardhshme e energjisë së gjelbër në Evropë. Në këtë mënyrë, ne ofrojmë energji elektrike të gjelbër, ekologjike dhe shumë më të lirë, dhe kjo mund të shihet në vepër. Në dhjetë muajt e fundit kemi lëshuar në përdorim 27 megavat termocentrale fotovoltaike. Në këtë periudhë të shkurtër të mandatit të kësaj Qeverie. Transformimin energjetik e filluam me termocentralin Oslomej – investimi në një termocentral fotovoltaik prej 10 megavatësh, dy termocentrale 50 megavat ose 100 megavat tashmë janë duke u ndërtuar dhe përgatitur. Në vend që të prodhohet energji elektrike nga qymyri, ajo do të zëvendësohet me energjinë e diellit dhe asnjë punëtor nuk do të mbetet pa punë. Ata do të punojnë në tranzicionin energjetik", tha Kovaçevski.
Në tribunë foli edhe kryetari i KK të LSDM-së në Tetovë, Xhika Aleksovski. Më parë tribuna me qytetarë u mbajtën në Tearcë, Bërvenicë, Zhelinë dhe Jegunoc. fc/