• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Vijon shpërndarja e gjilpërave në të gjitha farmacitë për insulina

Kovaçevski: Vijon shpërndarja e gjilpërave në të gjitha farmacitë për insulina

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Në vijim është shpërndarja e gjilpërave në të gjitha farmacitë për insulina në shtet. Tashmë është kontraktuar marrëveshja për furnizimin e shiritave dhe glukometrave për pacientë me diabet 1 dhe diabet 2, pas çka pasoi afati për dërgim në farmacitë e insulinave, kumtoi sot kryeministri, Dimitar Kovaçevski në seancën e Kuvendit për pyejte të deputetëve.

Një pjesë e vonesës, siç tha, nuk kishte të bënte me punën e Ministrisë së Shëndetësisë ose të Qeverisë, por për procedurat ankimore që i kanë pasur ofruesit në tenderin për furnizim.

Lidhur me sensorët për matjen e vazhdueshme të glikemisë, Kovaçevski informoi se javën e kaluar është marrë vendim për zgjedhjen e ofertës më të volitshme e cila është vendosur në Sistemin elektronik për furnizime publike. Potencoi se ka filluar kontrolli administrativ i Byrosë për Furnizime Publike që zbatohet në mënyrë të obligueshme për procedura me vlerëson e vlerësuar mbi 500 mijë euro në kundërvlerë denari.

"Pas përfundimit të kontrollit, vendimi u dorëzohet operatorëve ekonomikë dhe publikohet publikisht. Pas skadimit të afateve për ankesa të cilat janë të rregulluara me ligj Ministria e Shëndetësisë do të kontraktojë marrëveshje me kompaninë ose kompanitë të cilat janë zgjedhur si ofrues", tha kryeministri Kovaçevski.

Foto: Arkivi i MIA-s dhe Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR