• e enjte, 11 korrik 2024

Kovaçevski: Vendimi i Gjykatës në Strasburg është fitore për shtetin

Kovaçevski: Vendimi i Gjykatës në Strasburg është fitore për shtetin

Shkup, 16 shkurt 2023 (MIA) - Vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është sukses i madh për shtetin tonë. Ekipi ynë me të vërtetë bëri maksimumin dhe fitoi në një rast jashtëzakonisht kompleks, deklaroi sot kryeministri, Dimitar Kovaçevski lidhur me vendimin e GJEDNJ-së e cila e hodhi poshtë ankesën për abolimin e shfuqizuar të ish-presidentit Gjorge Ivanov të vitit 2016.

"Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të pamasë për punën e tyre të përkushtuar gjatë periudhës së kaluar. Me vendimin e Gjykatës së Strasburgut, i cili në këtë rast është në favor të shtetit, ankesat e aplikantëve u shpallën të papranueshme në tërësi, përfshirë edhe pjesën për faljet e pretenduara.Argumentet e Qeverisë për papranueshmërinë e aplikimeve janë respektuar plotësisht nga Gjykata e Strasburgut", tha Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas hapjes së kopshtit "Dielli" në Vollkovë.

Sipas tij, është veçanërisht e rëndësishme të theksohet se, në kundërshtim me pretendimet e aplikantëve, Gjykata nuk përcaktoi shkelje të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

"Kjo është një fitore edhe e shtetit edhe drejtësisë edhe sistemit të drejtësisë. Me vendimin, Gjykata vlerëson se ankesat e aplikantëve janë parimisht të papranueshme për shkak të mospërdorimit të mjeteve juridike vendore. Ne jemi një shtet anëtar i Këshillit Evropian, përkushtimi ynë ndaj sundimit të së drejtës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vlerat që e mbështesin atë janë të padiskutueshme në shumë raste të tjera. Gjithashtu, si vend që po zhvillon bisedime me BE-në me qëllimin përfundimtar anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në BE, është fakt se sundimi i së drejtës është një nga prioritetet më të larta për ne", vlerësoi Kovaçevski.

Kryeministri theksoi se duke pasur parasysh se procedurat penale që kanë të bëjnë me aplikimet dhe këtë vendim, janë akoma para gjykatave vendore, do të përmbahesha nga komente të mëtejshme, siç tha, "në mënyrë që të mos ketë keqkuptime apo ndoshta të interpretohet si ndikim në procese të mëtejshme”. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR