• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Vendet që do të marrin vendime dhe do të bëjnë reforma të parët do të hyjnë në BE (PLT)

Kovaçevski: Vendet që do të marrin vendime dhe do të bëjnë reforma të parët do të hyjnë në BE (PLT)

Tiranë, 16 tetor 2023 (MIA) - Ata që do të marrin vendime dhe do të bëjnë reforma, të parët do të hyjnë në BE, ndërsa ata që nuk do të marrin vendime dhe që nuk do të bëjnë reforma këtë do ta bëjnë kur të inkurajohen dhe kur të kenë kapacitet për ta bërë këtë, deklaroi sonte në konferencën për shtyp në Tiranë, kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili midis tjerash mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth asaj nëse ka folur me kryeministrin holandez Mark Rute për qëndrimin e tij të mos ketë data dhe afate për zgjerim, Kovaçevski tha se Holanda është një mike e madhe e vendit tonë, por dhe se ato vende që janë të gatshme do të hyjnë më shpejt në Union.

"Kryeministri i Holandës, Mark Rute është një mik i madh i vendit tonë dhe Holanda dhe qëndrimet e tij janë gjithmonë të qarta. Kur flasim për zgjerimin e qartë ishte edhe deklarata më herët në Bled dhe më vonë e kryetarit të Këshillit Evropian dhe liderëve të tjerë se ata duan ta përgatisin Bashkimin Evropian për zgjerim deri në vitin 2030, që do të thotë se reformat duhet të zhvillohen në vendet anëtare- brenda Unionit që të mund të funksionojnë për çështje të rëndësishme apo funksionimin e tyre të brendshëm me më shumë shtete anëtare. Mirëpo mbetet fakti se ata që janë të gatshëm do të hyjnë më shpejt, ata që nuk janë të gatshëm do të hyjnë më vonë, kështuqë nuk ka afat për të gjitha vendet njëherësh, por do të hyjnë ata që janë të gatshëm të hyjnë në BE, ata që nuk do të jenë të gatshëm nuk do të hyjnë", theksoi kryeministri.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është një shembull karakteristik, sepse ne e filluam statusin e kandidatit së bashku me Kroacinë e cila ishte pjesë e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot është shtet anëtar i Bashkimit Evropian me vendosjen e euros, pra pjesë e Shengenit.

"Ne nuk jemi për këtë sepse nuk kemi marrë vendime. Kemi pasur një periudhë prej një dekade të tërë kur establishmenti konsideronte se nuk duhet të merren vendime për anëtarësimin në BE dhe po e shohim rezultatin. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Ata që do të marrin vendime, që do të bëjnë reforma do të jenë të parët që do të hyjnë në BE, ata që nuk do të marrin vendime dhe nuk do të bëjnë reforma atë do ta bëjnë këtë kur të inkurajohen dhe kur të kenë kapacitet për ta bërë të njëjtën", tha Kovaçevski në Tiranë.

Lidhur me mesazhet e liderëve evropianë drejtuar Samitit sa i takon reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor, ai tha se ato janë konform me bindjet e tij dhe angazhimet e përcaktuara tashmë. Kovaçevski tha se vazhdimisht ka theksuar se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe reformat janë baza e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

"Nëse rajoni ngarkohet vazhdimisht me konfliktet e së kaluarës, nëse gjithë kohës ekzistojnë forca politike që shikojnë në diçka ekskluzivisht që ka ndodhur para 70 vitesh... Nëse gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kthehen në të kaluarën, dhe jo në të ardhmen, atëherë sigurisht që këto nuk janë mesazhet që do të vijnë nga BE-ja. Nëse marrim fillimet e Bashkimit Evropian para 70 vitesh ku gjashtë vende poashtu kishin edhe fillimin e BE-së, shikoni historitë e tyre se si kanë qenë edhe në Luftën e Dytë Botërore dhe Luftën e Parë Botërore dhe në shekujt para kësaj. Por ata i tejkaluan dallimet", ka thënë Kovaçevski në konferencën për shtyp.

Ai theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të shohë se si këto vende kanë tejkaluar çështje konkrete në të kaluarën në mënyrë që sot të kenë një union që është tregu më i madh botëror, tregu më i pasur botëror dhe një organizatë në të cilën duan të bashkëngjiten shtetet anëtare të tjera. Sipas tij, mesazhet janë të qarta.

"Përfundimisht çështja e zgjerimit është në krye të agjendës. Nëse deri më tani zgjerimi ishte në interes të vendeve aspirante, sot fillimi është në interes të vetë Bashkimit Evropian. BE ka nisur tashmë procesin e diskutimit për reformat e brendshme, pas funksionimit të unionit me disa shtete anëtare, pas inkuadrimit të atyre që do të jenë të gatshëm dhe jo rastësisht e them këtë, atyre që do të jenë të gatshëm sepse është vendim i bazuar në arritje dhe çdo shtet anëtar tjetër konform reformave që do t'i bëjë, pra konform vendimeve që merr ashtu edhe do t'i bashkëngjitet BE-së", ka thënë Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve.

QËNDRONI TË LIDHUR