• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Vazhdojnë bisedimet për pjesëmarrjen në zgjedhje, koalicioni ynë do të jetë fitues, ndërsa unë sërish do të jem mandatar

Kovaçevski: Vazhdojnë bisedimet për pjesëmarrjen në zgjedhje, koalicioni ynë do të jetë fitues, ndërsa unë sërish do të jem mandatar

Shkup, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Bisedimet po zhvillohen me partnerët tradicional të koalicionit dhe me partnerët e tjerë të koalicionit në Qeveri, por le të lëmë hapësirë, në bazë të analizave empirike dhe në bazë të harmonizimit programor dhe të personelit, për të ardhur në një vendim të përbashkët për pjesëmarrjen specifike të zgjedhjeve, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se a është e mundur që LSDM dhe BDI të shkojnë veçmas në zgjedhje dhe si po zhvillohen bisedimet për koalicionin parazgjedhor, ai përsëriti se koalicionet bëhen në bazë të vlerave.

Kovaçevski përkujtoi edhe se LSDM, me vendimin e Bordit Ekzekutiv, tashmë ka bërë thirrje për një front  të gjerë evropian për zgjedhjet në vitin 2024.

Sipas tij, një është e sigurt, derisa në zgjedhje do të ketë dy blloqe nga të cilat njëri i udhëhequr nga LSDM, siç theksoi, do të jetë ai që bën përpjekje për integrim evropian të shtetit.

"Është normale që ka bisedime me partnerët e koalicionit. Ato bisedime janë në dy nivele, njëri është me partnerët e koalicionit që tradicionalisht janë në koalicionin tonë dhe e shihni se disa prej tyre dolën me njoftime se do të marrin pjesë në zgjedhje së bashku me LSDM-në. E njëjta gjë vlen edhe për bisedimet me partnerët e tjerë të koalicionit me të cilët jemi në Qeveri dhe me të cilët ndajmë një vlerë të përbashkët për integrimin evropian, por duhet të lëmë kohë, bazuar në analizat empirike dhe në bazë të harmonizimit programor dhe të personelit për të marrë vendim të përbashkët për ecurinë specifike të zgjedhjeve. Por një gjë është e sigurt, në zgjedhje do të jenë dy blloqe, njëri është blloku që mbron integrimin evropian të shtetit dhe do ta udhëheqë LSDM-ja me kandidatin presidencial të propozuar nga LSDM dhe në zgjedhjet e 24 prillit do të jetë kandidat fitues, ndërsa në zgjedhjet e 8 majit koalicioni për integrime evropiane të Maqedonisë do të jetë koalicioni fitues dhe unë sërish do të jem mandatar për formimin e Qeverisë së ardhshme. Koalicionet bëhen në bazë të vlerave. Ne kemi treguar edhe në mandatin e kaluar edhe më herët, se mund të marrim vendime që do të thotë prosperitet për vendin, para së gjithash këtu i kam parasysh integrimet euroatlantike, por edhe prosperitet ekonomik", tha Kovaçevski.

Duke iu referuar të dhënave statistikore, ai përmendi se paga minimale është dyfishuar, ndërsa paga mesatare është 50 për qind më e lartë.

"Paga mesatare është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave tani. Investimet janë në nivelin më të lartë, masat kundër krizës janë të destinuara për më të cenuarit, kemi përgatitur nëntë pako të cilat sipas Bankës Botërore janë më të mëdha se të gjitha vendet e rajonit, kemi siguruar energji elektrike dhe furnizim me të gjitha produktet e nevojshme pa asnjë pengesë në tre vitet e fundit të krizës. Besoj se në bazë të këtyre vlerave dhe performancës do të kemi edhe një herë një koalicion që do të jetë fitues si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe në ato parlamentare të vitit 2024", tha Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes për përgatitjen e aktiviteteve për ndërtimin e qendrave blerëse në Strumicë dhe Resnjë. sa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR