• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski uroi KOM-KO: Trashëgimia shpirtërore-iluministe e vëllezërve Cirili e Metodi ka kuptim të përjetshëm

Kovaçevski uroi KOM-KO: Trashëgimia shpirtërore-iluministe e vëllezërve Cirili e Metodi ka kuptim të përjetshëm

Shkup, 24 maj 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me rastin e 24 Majit - Ditës së iluministëve mbarësllovenë, vëllezërve të shenjtë Ciril dhe Metodi, dërgoi telegram urimi kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë, Stefan, anëtarëve të Sinodit të shenjtë të Ipeshkvisë të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopatës së Ohrit, si dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë në vendin tonë.

Kryeministri Kovaçevski në urimin e tij theksoi rëndësinë e madhe të iluministëve mbarësllovenë Ciril dhe Metodi në krijimin e shkrimit të parë sllav, në të cilin gjenden rrënjët e shkrim-leximit maqedonas.

"Festa e 24 Majit çdo vit ndriçon veprën epokale të vëllezërve të shenjtë Ciril dhe Metodi si krijues të shkrimit të parë sllav - glagolitik, në të cilin gjenden rrënjët e shkrim-leximit maqedonas dhe si apostuj të krishterë të barabartë dhe gjithësllavë., edukatorë, të cilët arritën të thyejnë dogmën e atëhershme tregjuhëshe dhe ta ngrenë kulturën sllave në nivel të barabartë me tre kulturat e tjera të asaj kohe në Evropë. Kështu kodifikohet gjuha letrare kishtare sllave, bazë e së cilës është e folura sllave maqedonase nga rrethina e Selanikut", thuhet në urimin e kryeministrit Kovaçevski.

Vëllezërit Cirili dhe Metodi, siç theksohet në urim, ngrihen në themeluesit e ndërkulturalizmit për shkak të rëndësisë që kanë për unitetin e popujve evropianë, të shpallur si shenjtorë nga Kisha Ortodokse dhe bashkëmbrojtës, gjegjësisht patronë të Evropës, nga Kisha Katolike Romake. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR