• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Unë jam i përjashtuar nga vendimmarrja dhe pjesëmarrja në mbledhjet e Qeverisë, nëse në pyetësorin tim flitet për persona juridikë

Kovaçevski: Unë jam i përjashtuar nga vendimmarrja dhe pjesëmarrja në mbledhjet e Qeverisë, nëse në pyetësorin tim flitet për persona juridikë

Shkup, 10 prill 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se nuk ka konflikt interesi me vendimin e qeverisë së kompania, në të cilën ka aksione bashkëshortja e tij, të formojë parcelë ndërtimore në Radovish në tokë shtetërore me çmim prej 70 denarëve për metër katror, duke theksuar se është përjashtuzar nga vendimmarrja dhe pjesëmarrja në seancë nëse diskutohet për personat juridikë të shënuar në fletën e tij anketuese. Ai shton edhe se urdhëresa për përcaktimin e çmimit të truallit është publikuar më 17 tetor të vitit 2013, është miratuar nga Qeveria e kryesuar  nga VMRO-DPMNE-ja.

"Unë dhe anëtarët e familjes sime, ajo që kemi në pronësi është thënë shumë qartë dhe transparente në fletën anketuese që kam dorëzuar në KSHPK, dhe aty mund të shihni saktësisht se ku kam unë hise, ku një anëtar i familjes time ka hise para se të merrja detyrën. Së dyti, në përputhje me atë fletë anketuese të dorëzuar nga unë në KSHPK, i kam dërguar edhe një njoftim Zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, në të cilin vlerësoj dhe informoj se nëse në seancën e Qeverisë diskutohet ose vendoset për pikat që lidhen me personat juridikë të përmendur në fletën time anketuese të përditësuar, të publikuar në KSHPK në faqen e tyre të internetit, pjesëmarrja ime duhet të përjashtohet nga vendimmarrja dhe prania në Qeverisë, për të cilën Sekretari i Përgjithshëm duhet të më informojë, për për të cilën më informoi për të parandaluar ndonjë konflikt të interesave, thotë Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit pas promovimit të asistentit të parë digjital në sektorin publik.

Ai shtoi se kjo vlen kudo ku një zyrtar, i cili është pjesë e Qeverisë apo ndonjë institucioni tjetër, ka aksione, sepse siç tha ai ka aksionet dhe aksionet e tij në një kompani tjetër që është një nga kompanitë më të mëdha dhe në atë kompani. nuk merr pjesë në vendimmarrjen pikë për pikë për atë shoqëri.

"Megjithatë, ajo, si çdo kompani tjetër, ka të drejtën në bazë të ligjeve të marrë pjesë në qarkullimin ligjor në shtet së bashku me të gjithë personat e tjerë juridikë. Sa i përket këtij rasti konkret, së pari, urdhëresa për përcaktimin e çmimit të tokës është publikuar më 17 tetor të vitit 2013, e miratuar nga Qeveria e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja. Pra, kjo Qeveri nuk ka miratuar asnjë urdhëresë për përcaktimin e çmimit", tha ai.

Kovaçevski tha gjithashtu se Komuna e Radovishit ka marrë përgjegjësinë për posedimin e tokës ndërtimore në pronësi shtetërore më 06.12. të vitit 2012, po ashtu në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së dhe Komunës së Radovishit, dhe aktualisht menaxhohet nga një kryetar komune i cili është zgjedhur nga qytetarëte, megjithatë, të propozuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe Komuna e Radovishit e zbaton të gjithë procedurën dhe atë që miraton Qeveria, aprovon zbatimin e procedurës duke konsideruar se është objekt që më vonë paraqet interes të përgjithshëm.

"Jam akuzuar nga opozita se në krizën më të madhe energjetike, familja ime, pra një anëtar i familjes sime, ka hise në një kompani që shet energji elektrike. Kjo vërteton se një pjesëtar i familjes sime ka pasur hise para se unë të bëhesha kryeministër në një kompani që nuk ka ndërtuar central dhe nuk e shiste energjinë elektrike me 500 euro megavat orë. Ne e mohojmë atë gënjeshtër. Së dyti, ajo që askush nuk dëshiron të thotë në kumtesat e mëngjesit të VMRO-DPMNE-së është se nëse ajo kompani ndonjëherë ndërton një central, centralin e ndërton në truall privat. Ajo që është këtu përpara meje është një rrugë hyrëse për të arritur atje. Të gjitha dispozitat ligjore janë respektuar në mënyrë shumë transparente si çdo gjë tjetër, tha ai. 

Për arsyen pse është nënshkruar një tjetër, ai tha se kur në mbledhjen koordinuese është njoftuar se ka një pikë të tillë, nuk ka marrë pjesë në seancën e Qeverisë dhe seancën e Qeverisë e kryeson zëvendëskryeministri.

"Në seancën e Qeverisë, ai që kryeson pikën nënshkruan vendimin që merret në momentin kur udhëheqë pikën. Dhe prandaj mund të shihni se ka vendime të Qeverisë, të cilat nënshkruhen nga kryetari i Qeverisë, por ka vendime që nënshkruhen nga zëvendëskryeministrat e tjerë, nëse kryetari i Qeverisë nuk ishte i pranishëm në seancë kur është diskutuar për një pikë të caktuar ose nëse nuk ka qenë i pranishëm në tërë seancën e Qeverisë", tha Kovaçevski.

Ai shtoi se të gjithë qytetarët e këtij vendi, pa përjashtim, janë të barabartë edhe si individë edhe si persona juridikë në transaksionet juridike në vend dhe se asnjëherë në të kaluarën nuk ka komentuar jetën private të askujt apo investimet private, siç bën opozita për të që nga dita e parë.. 

"Asnjëherë nuk kam komentuar, p.sh., se bashkëshorti i një pronari të medias ka marrë 1.4 milionë denarë për realizimin e një projekti me financim shtetëror. Sepse besoj se është kryer sipas procedurave ligjore. Nuk kam komentuar asnjëherë se kur një pronar mediash do të marrë 50 milionë euro furnizime shtetërore, sepse besoj se është bërë sipas procedurave ligjore. Gjithashtu nuk kam komentuar asnjëherë kur një fëmijë, p.sh. i një ambasadori, i një ish-ambasadori, i një ministri, ish-ministri, do të marrë financa për të studiuar në një nga universitetet më të mira në botë nga shteti, sepse besoj se procedura ka qenë e respektuar. Nuk kam komentuar gjithashtu se kur bashkëshortja e një ministri do të marrë financime nga një servis mediatik kombëtar në vlerë çrej mbi 100 mijë euro për të prodhuar një program të caktuar, sepse besoja se ishte bërë sipas procedurave ligjore. Por, nuk dua të besoj në diçka që kam dëgjuar se një ish-ministër në qeverinë e mëparshme krahas pagës që e ka marrë, ka marë edhe para në dorë për të ushtruar postin e tij", tha Kovaçevski. 

QËNDRONI TË LIDHUR