• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Udhëhiqen negociata për transformimin e REK Manastir në elektranë të gazit natyror

Kovaçevski: Udhëhiqen negociata për transformimin e REK Manastir në elektranë të gazit natyror

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Gazi natyror në të gjithë botën konsiderohet si karburant kalimtar drejt burimeve të rinovueshme të energjisë (BRE), ndërsa pikërisht për shkak të kësaj SHA EMV dhe Qeveria kanë kontakte në nivel të lartë me një nga gjigantët më të mëdhenj amerikan në pjesën e prodhimit dhe instalimit të termocentraleve për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi për transformimin e REK Mansstir nga elektranë e qymyrit të gazit, konformoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

"Për atë qëllim këtë vit përfundoi lidhja e gazsjellësit të Manastirit me rrjetin e gazsjellësit në objektin në Zhidilovë i cili praktikisht është pika e vetme  për pranim të gazit në vendin tonë. Deri në fund të vitit do të fillojë me ndërtimin e gazsjellësit me Greqinë i cili do të mundësojë edhe një burim të lidhjes me gazin. Duke e marrë parasysh atë se në REK Manastir ekziston infrastrukturë, trafostacione dhe rrjeti i kompletuar të mund të instalohet  prodhimtaria e energjisë elektrike nga një energjens tjetër para se gjithash gazi nuk do të pareqesë problem të bëhet ai tranzicion", tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në tubin e ngrohjes në ndërtim në Manastir.

Ai theksoi se në vendzbulimet e vjetra të qymyrit në REK Manastir do të instalohen centrale fotovoltaike të cilat, siç tha do të japin energji elektrike shtesë.

Theksoi se dukshëm është përmirësuar situata energjetike në vend dhe se është ulur importi i energjisë elektrike për gati 50 për qind.

"Nëse më parë kemi importuar energji elektrike në masën 35 deri në 40 për qind, është ulur nën 20 për qind dhe nën 15 për qind varësisht nga muaji. Madje ka muaj që nuk importojmë fare energji elektrike. Kjo është për shkak të rritjes së prodhimit në REK Manastir, REK Oslomej dhe TEC Negotinë, si dhe objektet e reja të instaluara nga burimet e rinovueshme të energjisë që kanë të njëjtin kapacitet prodhues si REK Manastir", tha Kovaçevski.

Gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, siç tha, për 11 vjet ishin ndërtuar vetëm 16 megavat BRE, ndërsa vetëm nga janari deri tani në rrjet janë 450 megavat BRE, ndërsa deri në fund të vitit do të jenë 600 megavat. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR