• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Tezat se ekziston ndonjë komplot botëror i shkojnë për shtati vetëm atij që e thotë këtë

Kovaçevski: Tezat se ekziston ndonjë komplot botëror i shkojnë për shtati vetëm atij që e thotë këtë

Shkup, 24 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se është i befasuar nga qëndrimi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se bota dhe Evropa janë kthyer kundër tyre në lidhje me ndryshimet kushtetuese, duke theksuar se i kujton atij 11 vitet e ish njeriut të parë të kësaj partie opozitare. Plasimi i tezave se ka një komplot botëror, thekson kryeministri, në asnjë rast nuk shkon në favor të qytetarëve as të shtetit, përveç karrierës politike të atij që e thotë këtë.

"Qëndrimi më habit. Unë kisha një intervistë në një nga televizionet nacionale në fund të javës së kaluar kur thashë se ajo që dëgjoj nga kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së më kujton në 11 vitet e kryetarit të mëparshëm, e ajo është se ekziston ndonjë komplot botëror kundër nesh. Atë që dëgjova është se bota dhe Evropa janë bashkuar kundër Maqedonisë. Diçka të tillë kemi dëgjuar edhe në të kaluarën. Ndjenjat e qytetarëve u ushqyen në atë mënyrë, qytetarët gjatë gjithë kohës kanë qenë të frikësuar se ekziston ndonjë super armik ndaj neve maqedonasve, por më pas u siguruam se kjo nuk është kështu. Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s, të gjithë e shohim se sa e rëndësishme është që ne jemi anëtare e NATO-s në kohën kur ka një konflikt ushtarak në Evropë”, tha Kovaçevski.

Së dyti, krahas të gjitha histerive dhe akuzat e rrejshme se do të ketë bullgarizim, asimilim, humbje të gjuhës dhe identitetit..., thekson Kovaçevski, ne filluam negociatat me BE-në me një gjuhë maqedonase të mbrojtur, gjuhë dhe identitet maqedonas të njohur përmes rezolutave të Bundestagut gjerman.

“Ajo çfarë vijon në Kongresin amerikan përmes deklaratave të të gjithë drejtuesve më të lartë nga Evropa këtu në Parlamentin tonë për kuptimin e kulturës, historisë, identitetit maqedonas etj. Prandaj mendoj se një vend që ka një partneritet strategjik me SHBA-në si asnjë vend tjetër në këtë rajon, që është vend anëtar i NATO-s, plasimi i tezave se ka një komplot botëror në asnjë rast nuk është në të mirë të qytetarëve dhe vendit, përveç karrierës politike të atij që e thotë këtë”, thotë kryeministri Kovaçevski.

Ai shton se mossjellja e vendimeve mund të na lë në dhomën e pritjes për çka edhe vetë thanë se janë të gatshëm të presin.

Kovaçevski nesër do të takohet me zëvendësndihmësin amerikan të shtetit Gabriel Eskobar, i cili po qëndron për vizitë dyditore në vend. Thotë se për ato vendime kemi mbështetjen e BE-së dhe veçanërisht të SHBA-së dhe në atë kahe është vizita e Eskobarit në rajonin e Maqedonisë së Veriut.

“Unë do të kem një bisedë me të. Ai është një person jashtëzakonisht i informuar për zhvillimet si në nivel bilateral ashtu edhe në atë rajonal dhe do të diskutojmë pikërisht mbi çështjet kombëtare, dypalëshe dhe rajonale me interes për Maqedoninë e Veriut”, theksoi Kovaçevski.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese, ai thotë se bëhet fjalë për një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen e vendit i cili është para deputetëve dhe që nuk prek në asnjë çështje identitare të popullit maqedonas.

“Ndryshimet kushtetuese ashtu siç janë propozuar në Kuvend për të cilën filloi procesi në Kuvend me miratimin e rendit të ditës dhe prezantimin e qëndrimeve të partive politike, të gjithë u bindët se nuk shkaktuan turbulenca apo komente negative nga kushdo në shtet. Ato u konsultuan edhe me ekspertë dhe sektorin joqeveritar dhe partitë politike dhe e përpiluar nga grupi i ekspertëve-politik – grupit të punës i formuar nga Ministria e Drejtësisë.

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR