• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Tarifa e lirë ditore për amvisëritë është rezultat i prodhimtarisë së rritur, krizën energjetike e shndërruam në mundësi

Kovaçevski: Tarifa e lirë ditore për amvisëritë është rezultat i prodhimtarisë së rritur, krizën energjetike e shndërruam në mundësi

Shkup, 16 dhjetor 2023 (MIA) - Prodhimtaria dhe furnizimi me energji elektrike dhe energji të ngrohjes është e sigurt dhe e vazhdueshme edhe në këtë sezonë të ngrohjes, që më 15 tetor kur filloi sezoni i ngrohjes, SHA EMV e priti e përgatitur, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Siç bëri të ditur Qeveria, në intervistë për "Fokus" kryeministri Kovaçevski, thotë se gjatë periudhës së verës nga ana e SHA EMV, janë realizuar aktivitete të rregullta të remontit të të gjitha kapaciteteve prodhuese, që të mundet këtë dimër të jemi të përgatitur. Në pjesën e furnizimit me energji të ngrohjes për Qytetin e Shkupit, shtoi, dërgesa e ngrohjes bëhet nga ora 6:00 - 22:00, sipas rregullave dhe diagrameve të përcaktuara rreptë. 


Kryeministri Kovaçevski potencoi se edhe viti i kaluar i cili ishte shumë i rëndë, me kapacitete të vjetra edhe nga 40 vjet, por me rezistencë, me mirëmbajtje të tyre, remonte, me përkushtim nga punëtorët nga të gjitha kapacitetet energjertike, kriza do të menaxhohet. 

"I vumë në funksion të gjitha potencialet energjetike, aktivizuam edhe TEC Negotinë, i cili nuk punonte për 15 vite, rritëm prodhimin vendor të energjisë elektrike në EMV, që siguroi 100 për qind energji elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. Institucionet arsimore, spitalet, shërbimet komunale u kthyen në tregun e rregulluar, për të pasur shpenzime më të ulëta operative. Krahasuar me sezonin e kaluar të ngrohjes 2021/2022, kemi realizuar rritje të prodhimit total të energjisë elektrike prej 45%. Kjo ka bërë që energjia elektrike të jetë në dispozicion gjatë gjithë dimrit pa asnjë ndërprerje”, thotë kryeministri Kovaçevski.

Nga ana tjetër siç theksoi kryeministri Kovaçevski në intervistë, SHA EMV gjatë viteve të kaluara ka bërë remonte kapitale në KME Manastir, të cilat nuk ishin bërë një kohë të gjatë, janë investuar mjete, kohë dhe punë me qëllim që të përforcohen kapacitetet, të jenë më të qëndrueshme dhe më të sigurta në procesin e prodhimit. 

"Me politika të duhura dhe me mbështetjen dhe rritjen e investimeve në burime të rinovueshme të energjisë, arritëm që krizëm ta shndërrojmë në mundësi, potencoi kryeministri Kovaçevski. 

Nga janari i vitit 2022 e deri më sot janë dhënë 600 licenca për termocentrale për burime të rinovueshme të energjisë, gjegjësisht sot kemi instaluar kapacitet prej 600 megavatë burime të rinovueshme të energjisë. Pas 30 viteve, shtoi ai, u zgjodh investitor për ndërtim të hidrocentralit më të madh në Ballkan - "Çebren", u bë tranzicioni i parë energjetik i termocentralit të qymyrit, në KME Osllomej, ndërsa në fazë finale janë edhe studimet e fizibilitetit, për mbi 300 MW termocentralet fotovoltaike të minierës së vjetër në KME Manastir.

"Dhe ka ende shumë projekte dhe investime të planifikuara në fushën e burimeve të rinovueshme. Maqedonia e Veriut është lider në tranzicionin energjetik, ne e shndërruam vendin tonë në një qendër të gjelbër të energjisë. Jemi vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që miratuam Strategji për zhvillimin e sektorit të energjisë, bazuar pikërisht në shtyllat e Marrëveshjes së Gjelbër të Bashkimit Evropian. Këto janë politika strategjike, të cilat në afat të gjatë mundësojnë stabilitet energjetik dhe pavarësi të vendit", theksoi kryeministri Kovaçevski.

Gjatë kësaj, kryeministri Kovaçevski thekson se krahas furnizimit me sukses me energji elektrike, në kohë të krizës, prioritet ishte dhe ende është, mbrojtja e qytetarëve nga goditjet e çmimeve.

"Janë dhënë subvencione dhe burime financiare për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, duke subvencionuar çmimin e energjisë elektrike për të gjitha amvisëritë dhe për të gjitha kompanitë në tregun e rregulluar. Në pakon e re të 9-të të masave kundër krizës, një milion euro sigurohen përmes Programit për Varfërinë Energjetike, për mbështetjen financiare të mbi 5.000 familjeve. Mbështetja financiare për ekonomitë familjare për investime në burimet e rinovueshme të energjisë, ndërsa vazhdon masa për subvencionimin 90 për qind të çmimit të energjisë elektrike, e cila mbulon 611 mijë amvisëri dhe 68 mijë konsumatorë të vegjël dhe tashmë është bërë i mundur sërish kthimi i tarifës së lirë, me të cilën qytetarët mund të kursejnë mbi 1.000 denarë në muaj", theksoi kryeministri Koaçevski, thuhet në kumtesë. fc/

Fotografia: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR