• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Tani për një shportë konsumatore duhen 2,1 paga minimale, në kohën e VMRO-DPMNE-së duheshin 4,5 paga minimale

Kovaçevski: Tani për një shportë konsumatore duhen 2,1 paga minimale, në kohën e VMRO-DPMNE-së duheshin 4,5 paga minimale
 
Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Kur ishte në pushtet VMRO-DPMNE, për një shportë konsumatore nevojiteshin 4,5 paga minimale, ndërsa tani për një shportë konsumatore duhen 2,1 paga minimale. Kemi dyfishuar standardin e punëtorëve që punojnë me pagë minimale, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Ai sonte gjatë paraqitjes së tij në ditarin qendror të televizionit "Sitel" u shpreh i kënaqur që zgjidhjet sistemore për harmonizimin e pagës minimale po japin rezultate dhe se me pagesën e muajit mars paga minimale do të jetë 20.175 denarë.
 
Lidhur me harmonizimin e pagave, Kovaçevski tha se të gjitha pagat janë të harmonizuara në sektorin privat, por nëse diku ka mospërputhje, atëherë çdo punëtor duhet të reagojë. Sa i përket pagave në sektorin publik, kryeministri tha se për këtë duhet të hapet një diskutim me sindikatat që përfaqësojnë punëtorët e sektorit publik dhe se këtu duhet të diskutohet edhe për produktivitetin.
 
"Një gjë është rritja e pagës, por është tjetër gjë rritja e produktivitetit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, sepse neve që punojmë në sektorin publik, ju nga privati ​​na paguani rrogën, ju prisni kushte më të mira", tha Kovaçevski.
 
Të hënën, siç paralajmëroi, përfaqësues të Sindikatës do të thirren në Ministrinë e Ekonomisë për shkak se ka mospërputhje në llogaritjen e shportës minimale të konsumit.
 
 
"Në kalkulimin e fundit, qoftë për shkak të një mosrespektimi apo ndonjë gabimi teknik, ka një kalkulim të dyfishtë të inflacionit", tha Kovaçevski. ls/
 
Foto: Qeveria
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR