• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Tani është koha të tregojmë unitet, qëndrim shtetëror dhe se vendi ynë është në Bashkimin Evropian

Kovaçevski: Tani është koha të tregojmë unitet,  qëndrim shtetëror dhe se vendi ynë është në Bashkimin Evropian

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA) - E falënderoj presidenten sllovene, Natasha Pirc Musar për tonet inkurajuese dhe porositë e fuqishme në fjalimin e saj të sotëm para deputetëve, shkroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

"Në këto çaste vendimtare në historinë tonë, me të vërtetë kanë shumë domethënie fjalët e saj të mbështetjes për rrugën tonë evropiane dhe porosia se duhet të përshpejtohet me procesi  eurointegrues sepse tani është çasti vendimtar. Tani është koha të tregojmë uniteet, të tregojmë qëndrim shtetëror dhe të tregojmë se vendi ynë është në Bashkimin Evropian", kumtoi Kovaçevski në Fejsbuk. ab/

Foto: fejsbuk Dimitar Kovaçevski

 

QËNDRONI TË LIDHUR