• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski: Takim i suksesshëm i liderëve do të thotë të gjitha partitë të ulen në tryezë dhe nuk do të ekzistojë shantazh

Kovaçevski: Takim i suksesshëm i liderëve do të thotë të gjitha partitë të ulen në tryezë dhe nuk do të ekzistojë shantazh

Shkup, 2 dhjetor 2023 (MIA) - Takim i suksesshëm i liderëve do të thotë se partitë politike do të ulen në tryezë dhe nuk do të ekzistojë shantazh nga ndonjë parti politike ndaj një partie tjetër, konsideron kryeministri Dimitar Kovaçevski. për mbajtje të zgjedhjeve, Kovaçevski theksoi se fjalën e fundit do ta thonë partitë, ndërkaq lidhur me qeverinë teknike, nuk ekziston disponim konsensual tek partitë për heqjen e saj.

Sipas Kovaçevskit, me rëndësi është që Maqdonia e Veriut është shtet stabil, shtet i cili sigurish hapëron në integrimet evropiane dhe prandaj meriton të ketë zgjedhje të rregullta.

"Pres takim konstruktiv të liderëve në të cilin do të marrin pjesë të gjitha partitë politike të prëfaqësuara në parlament, sepse ajo është mënyra në të cilën funksionon një shoqëri demokratike, kur të gjithë të cilët marrin pjesë në një ndehsje duhet ta kenë fjalën në mënyrën në të cilën organizohet gara", deklaroi Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas vizitës në fabrikën "ATS AMMO" në Makedonski Brod.

Ai përkujtoi se vitin e ardhshëm do të jenë zgjehdjet e para të rregullta parlamentare në shtetin tonë pas vitit 2006. Fajlën e fundit për datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, siç tha, duhet ta thonë partitë, por sipas kalendarit, mundësi më e madhe për diçka të tillë ekziston në muajin maj.

"Lidhur me mbajtjen e tyre, fjalën e fundit do ta thonë partitë, por edhe nëse shikoni kalendarin, muaji maj ofron mundësi për diçka të tillë. Më pas duhet të respektohen edhe festat fetare, sepse e dini se prilli është muaji i Ramazanit, në fillim të majit janë Pashkët. Duhet të caktohet data e cila do t'i përgjigjet edhe mbajtjes së zgjehdjeve demokratike por edhe kremtimit të të gjitha festave që i kemi", shtoi kryeministri.

Sipas Kovaçevskit, arritja e marrëveshjes në takim do të thotë se do të kemi mbajtje të zgjedhjeve në pajtim me Kodin zgjedhor të pranuar në përgjithësi, në të cilin janë futur rekomandimet e OSBE/ODIHR-së, mbajtje të zgjehdjeve në datë e cila siguron edhe zgjehdje presidenciale edhe parlamentare në terminin e tyre të rregullt, me ç'rast nuk do të paraqesë shpenzim shtesë apo përpjekje shtesë të qytetarëve duke pasur parasysh atë se edhe administrata edhe qytetarët marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm. ab/

Foto/МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR