• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Të respektohen të drejtat dhe aftësitë e secilit individ, pa diskriminim dhe stigmatizim

Kovaçevski: Të respektohen të drejtat dhe aftësitë e secilit individ, pa diskriminim dhe stigmatizim
Shkup, 2 prill 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot, përmes profilit të tij në Fejsbuk, dërgoi porosi me rastin e Ditës botërore për ngritjen e vetëdijes për autizmin, 2 Prillin.
 
"Të gjithë ne jemi të ndryshëm. Dallojmë për nga ngjyra e syve, gjatësia, gjinia. Dallojmë për nga karakteri, shkathtësitë, frikat, gjërat e preferuara. Dhe në ngjarjet rreth nesh secili mund të shohë ndryshe. Sot, më 2 prill, Ditën botërore për ngritjen e vetëdijes për autizmin, dërgoj porosi për respektim të të drejtave dhe aftësive të secilit individ dhe evitim të diskriminimit, etiketimit dhe stigmatizimit", thekson Kovaçevski.
 
Ai thekson edhe se Qeveria që e kryeson, punon me përkushtim në ndryshimet sistematike për inkluzion social dhe pranim të dallimeve. ab/
 
foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR