• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçevski: Të hënën lëshimi në përdorim edhe i një kapaciteti energjetik

Kovaçevski: Të hënën lëshimi në përdorim edhe i një kapaciteti energjetik
Shkup, 8 tetor 2022 (MIA) - Mendoj se deri në mbrëmje do të finalizohen masat për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve dhe se deri të hënën do të shpallen, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas ngjarjes për nënshkrimin e marrëveshjes për sponzorizim mes M-TEL dhe KB Rabotniçki, Kovaçevski paralajmëroi se të hënën do të lëshohet në përdorim edhe një kapacitet energjetik. "Të hënën do të lëshohet në përdorim edhe një tjetër kapaciteti prodhues energjetik. Besoj se në mandatin tim aktual prej nëntë deri në dhjetë muaj do të kemi pothuajse të njëjtën fuqi të instaluar të objekteve të reja të prodhimit të energjisë elektrike siç janë instaluar në 30 vitet e fundit", theksoi Kovaçevski. Ai përsëriti edhe se kjo është kohë e solidaritetit, kur të gjithë duhet të ndihmojnë për tejkalim më të lehtë të krizës. Kovaçevski edhe një herë tha se ngrohje do të ketë për shkupjanët, ndërsa nëse rritet shumë çmimi i gazit, atëherë shteti është i gatshëm, siç tha, me lëndë djegëse alternative t'i ngrohë shtëpitë e qytetarëve. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR